Tentoi të vriste kushëririn në lokal, zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

48 vjeçari Edmond Picari është arrestuar nga policia nën akuzën e vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe për prishje të qetësisë publike.

Ai ka hyrë brenda ambienteve të një lokali në një fshat të Vorës dhe ka tentuar që të vrasë kushëririn e tij, Ervin Picari duke qëlluar me çifte në drejtim të tij.

Burime për Abc News bëjnë me dije se 48 vjeçari ishte në gjendje të dehur kur fillimisht është konfliktuar në rrugë me Ervin Picarin, me të cilin janë fqinj dhe kushërinj të largët. Më pas, 48 vjeçari ka shkuar në banesë për të marrë çiften dhe është futur në lokal duke qëlluar në drejtim të fqinjit.

Siç bëjnë me dije burimet, ngjarja ka ndodhur për shkak të debateve të hershme që ata kishin me njëri-tjetrin.

Pas arrestimit, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut që e mbante me leje si edhe një sasi municioni luftarak.

Të fundit

Zjarr në Dukat të Ri, flakët përhapen me shpejtësi, digjen disa kasolle dhe ullinj

Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Dukatit të Ri. Flakët janë ndihmuar nga era e fortë...

22 gusht 1944 – Ushtria e Kuqe pushton Rumaninë, ish aleaten e nazizmit

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Rumania ishte fillimisht aleate e Gjermanisë naziste, nën udhëheqjen e Gjeneralit Ion Antonescu. Si shtet i rreshtuar me Boshtin,...

Horoskopi ditor, 22 Gusht 2025

Dashi  Mëngjesi i kësaj të premteje do të jetë shumë i dobishëm, ndërkohë që lodhja do të ndihet gjatë pasdites. Mund të hidhni një hap...

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së shpejti, vendi do të marrë...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Lajme të tjera

Web TV