20 marsi, Dita Ndërkombëtare e Lumturisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota vërtet ka nevojë për një ditë plot buzëqeshje dhe prandaj Kombet e Bashkuara e shpallën Ditën ndërkombëtare të Lumturisë. Në korrik të vitit 2012, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli një rezolutë, sipas së cilës Dita Ndërkombëtare e Lumturisë do të shënohet çdo vit më 20 mars.

Fillimisht u konceptua dhe u themelua në vitin 2006 nga Jayme Illien, CEO e projektit të Kombeve të Bashkuara, organizatë që e ka cilësuar lumturinë si një qëllim themelor për t’u ndjekur nga të gjithë njerëzit.

Ideja e festimit të kësaj dite është njohja e domethënies së lumturisë dhe gëzimit në jetë në të gjithë botën. Larg të qenit vetëm një simbolikë, ideja e lumturisë matet nëpër vende nga Kombet e Bashkuara dhe botohet në formë të një raporti. Sipas raportit të vitit të kaluar, Helsinku ka dalë të jetë qyteti më i lumtur në botë.

Për të festuar, njerëz në të gjithë botën organizohen dhe u sjellin lumturi të tjerëve, shkruajnë mediat e huaja.

OKB-ja thotë se për të rritur lumturinë globale, zhvillimi ekonomik duhet të shoqërohet me mirëqenien sociale dhe mjedisore. Kjo ditë pranon se lumturia është një objektiv themelor i njeriut dhe u bëhet thirrje vendeve për të hartuar politika publike në mënyra që përmirësojnë mirëqenien e të gjithë popujve.

Të fundit

Meloni uron Ramën për fitoren: Do vazhdojmë të punojmë

Kryeministrja italiane, Giorgia Melno, ka uruar Edi Ramën për fitoren e mandatit të tij të katërt në zgjedhjet parlamentare...

Komenti i Ramës pas fitores: LaCivita, parukieri që do bënte Berishën si Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet në Shqipëri, duke përfituar nga ndjenjat pro-BE për t’u bërë udhëheqësi demokratik më...

PS “pushton” edhe diasporën, thellohet diferenca, Lapaj i treti

Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës. Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 60400 zarfe. Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë...

Betejë e fortë në PD, këto janë emrat e Tiranës që po luftojnë për një vend në parlament

Një luftë për dy vende është ajo e Partisë Demokratike në Tiranë. PD ia doli që të rimarrë mandatin që për pak kohë ia...

Kush është kandidati socialist më i votuar në Tiranë? Dalin shifrat…

Në Tiranë po vijon numërimi i votave preferenciale për kandidatët e listës së hapur dhe nga raportimet zyrtare të KQZ rezulton se janë numëruar...

Lajme të tjera

Web TV