Rama zbulon shifrat: Në dy muaj 686 mijë të huaj vizituan Shqipërinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama thotë se numri i vizitorëve të huaj në Shqipëri është rritur ndjeshëm, në krahasim me vitin e shkuar. Më një postim në rrjetin e tij social “Facebook”, shefi qeverisë thotë së në muajin shkurt numri i vizitorëve është rritur me 54 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

Sipas shifrave, të cilat iu referohet kryeministri, në periudhën janar-shkurt janë 686 mijë vizitorë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë, ose e thënë ndryshe 74% më shumë se një vit më parë.

“Vizitorët e huaj në shkurt 2023 janë rritur me 54% krahasuar me shkurtin e kaluar, ndërsa për dy muajt e parë të këtij viti, mbi 686 mijë vizitorë të huaj kanë frekuentuar Shqipërinë, ose 74% më shumë se e njëjta periudhë në vitin 2022”, tha ai.

Kryeministri ditën e djeshme theksoi se vendimi për të shpallur Vjosën “Park Kombëtar”, do të ndikojë në rritjen e imazhit të Shqipërisë në botë. Ai tha se kjo masë ka marrë jehonë të menjëhershme në mediet prestigjioze, dhe kjo shtoi Rama duhet konsideruar si një marketing i mirë për imazhin e Shqipërisë, në kushte kur mbrojta e mjedisit është kthyer në një sfidë për të gjithë botën.

Të fundit

E rëndë në Greqi, turistët 12 dhe 20-vjeçar u zhytën me maska, por zhduken në det

Kërkimet e Rojës Bregdetare po vijojnë në  Paliouri, Halkidiki, për të gjetur një 12-vjeçar dhe një 20-vjeçar me origjinë...

Ndryshimet klimatike në Antarktidë, çojnë në pasoja katastrofike globale

Ndryshimet e menjëhershme dhe potencialisht të pakthyeshme në Antarktidë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike mund të ulin nivelet e ujërave në oqeane dhe të...

Shefat e NATO-s takim virtual mbi luftën në Ukrainë

Shefat e mbrojtjes të NATO-s zhvilluan të mërkurën një diskutim virtual mbi garancitë e sigurisë që mund t’i ofrohen Ukrainës, si një element kyç...

Kryengritja e Nat Turner-it, skllavi afro-amerikan që iu kundërvu të bardhëve

21 gusht 1831 Më 21 gusht 1831, në Southampton County, Virxhinia, shpërtheu një nga kryengritjet më të njohura dhe më të përgjakshme të skllevërve në...

Horoskopi ditor, 21 Gusht 2025

Dashi  Do të jeni më të fortë edhe fizikisht gjatë kësaj dite dhe gati për të fituar. Nëse keni angazhime të rëndësishme, mos i shtyni...

Lajme të tjera

Web TV