Rikthimi i Ibrahimovic tek Suedia: “Ndihem sikur jam babai i kësaj kombëtareje”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në moshën 41-vjeçare, Zlatan Ibrahimovic u rikthye në kombëtaren e Suedisë. Sulmuesi i Milanit, i cili fundjavën e kaluar u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar ndonjëherë në Serinë A, nuk e fshehu dëshirën për të qenë i pranishëm në Euro 2024.

“Pësova një dëmtim shumë të rëndë dhe nuk kam qenë në kombëtare për 14 muaj. U ktheva, ndihem shumë mirë, sikur të isha babai i këtij ekipi. Ndiej vetëm gëzim, nuk kam dhimbje. Më pëlqen kjo dhe ndihem sikur mund të kontribuoj ende. Evropiani? Nuk doja të mendoja shumë përpara, kam pasur disa probleme, por nëse ndihem mirë fizikisht… Nuk jam këtu për bamirësi, jam këtu për të luajtur”, – theksoi sulmuesi me përvojë.

Nëse do të aktivizohet në këto duele nordike, Ibrahimovic do të jetë më i vjetri që ka luajtur ndonjëherë në një fazë kualifikuese për një kampionat evropian, duke thyer rekordin e Dino Xoffit, ish-portierit italian që luajti në kualifkuese kur ishte 40 vjeç e 90 ditë në vitin 1983. Suedia është shortuar në Grupin F me Belgjikën, Austrinë, Azerbajxhanin dhe Estoninë.

Të fundit

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

OSSH ushtron kontrolle në zonat turistike dhe malore

Tashmë që vera ka nisur dhe kontrollet për abuzime të energjisë elektrike janë shtuar ndjeshëm në zonat turistike, bregdetare dhe malore. Në kuadër të...

Lajme të tjera

Web TV