Boçi dorëzon mandatin si deputet/ Ja fjala e fundit që foli në parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i Partsië Demokratike për Bashkinë e Elbasanit la mandatin e deputetit për të kandiduar si kryetar i kësaj bashkie.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Boçi u shpreh se nuk po dorëzohet dhe se këtë sakrificë po e bën për t’i kthyer lavdinë Elbasanit.

Ai tha se kjo lëvizje e tij e vendos atë përballë përgjegjësive, duke theksuar se qytetarët janë lënë të varfër, për të pasur mundësi t’u blejnë edhe votën.

“E vërteta është gjithmonë më e fortë. ky vend më ka pëlqyer për dinamikën. Këtu në kë të sallë kam pasur të ulur bashkë të mirën dhe të keqen, por mos mendoni se po largohem prej kësaj. Ndryshe nga ju mua më është dhënë një privilegj, për të qenë kandidat në bashkinë time të Elbasani.

Këtë e konsideroj si mundësinë time të artë për t’i kthyer detyrimin, jetën e mirë, mjedisin që meriton dhe zhvillimin e duhur. Shkolla ime është atje, shtëpia ime është atje. Sot unë nuk dua të flas për mizorinë me të cilën e keni trajtuar atë bashki me dekada dhe keni përfituar gjatë këtyre viteve.

I keni bindur se janë të varfër dhe se do të vdesin të tillë dhe ky padyshim është një krim. U keni helmuar tokën më të butë të planetit dhe u keni mashtruar me një gjysmë thesi miell që të mbajnë gojën mbyllur. U keni vjedhur 27 mln euro me një gënjeshtër që edhe pse nuk djeg dot plehra, ju u djeg me siguri.

Keni shkatërruar çdo infrastrukturë, keni braktisur lagje dhe fshatra, pa rrugë e pa shërbim, por vetëm me presionin për të marrë votën. Unë po iki për t’u rikthyer atje ku çdo gjë e vogël bën një diferencë të madhe.

Ne do ta rikthejmë Elbasanin në një pol të rëndësishëm ekonomik, në trekëndëshin, Tiranë-Elbasan –Durrës. Një vend ku mund të jetosh pa menduar si të ikësh. Elbasanin do ta bëjmë qytetin e internetit të shpejtë dhe do t’i tregojmë qeverisë së si qeveriset në një vend me njerëz të mirë.

Kërkesa ime në këtë sallë, është boll ia vratë votën dhe të ardhmen duke ia blerë atë. Boll ia kërcënuan jetën duke i larguar për bindje politike dhe boll i mashtruat me propagandë”, u shpreh Boçi.

Të fundit

Zvicra do modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

Ushtria zvicerane planifikon të modernizojë rreth 8,000 bunkerë të vjetër të kohës së luftës në të gjithë vendin, disa...

E rëndë/ Foshnja e porsalindur humb jetën pasi i mituri e hedh në dysheme

Një tragjedi e rëndë ka goditur spitalin pediatrik në qytetin Lille të Francës, ku një foshnjë vetëm pesë ditëshe, e lindur para kohe, ka...

KESH blen 100 mln euro energji elektrike, mungesa e reshjeve shton kostot e furnizimit!

Furnizimi me energji këtë vit po na kushton 6 fish më shumë se vjet. Të dhënat e bëra publike nga Korporata Elektroenergjetike mbi ankandet...

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Izraeli hedh poshtë deklaratën e vendeve europiane për t’i dhënë fund luftës në Gaza duke e cilësuar atë të shkëputur nga realiteti. Pas apelit...

Përse forcat e ‘reja’ u kthyen në parti tezesh të irrituara?

Ylli Pata Ka pasur që në fillim një gjë që nuk shkon në partitë e reja të Adriatik Lapajt, apo edhe të Endri Shabanit, Arlind...

Lajme të tjera

Web TV