Mjekët, ushtarakët dhe policët, lehtësira për të marrë shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u zotua dje se do të mbështesë mjekët, policët dhe ushtarakët e rinj për të blerë një shtëpi. Gjithashtu Rama theksoi se do rriten sërish pagat e mjekëve për të shmangur ryshfetin.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po bën gati një program të posaçëm për mjekët e rinj specialist. Për ata që paraqiten çift, Rama thotë se do i mbështesin me marrjen e një shtëpie në kushte krejtësisht të tjera nga ato që ka tregu. Dhe për këtë nuk do të jenë të privilegjaur vetëm mjekët por edhe ushtarakët dhe policët. Nga spitali i ri i sëmundjeve të brendshme në QSUT, Rama tha se do të kenë mundësi që të marrin shtëpi në vlerë më të ulët sesa është tregu. Rama thotë se motivimi vetëm më rritje pagash nuk është i mjaftueshëm për të frenuar largimin e mjekëve dhe infermierëve drejt vendeve të BE, ndaj do të ofrojnë të gjithë kushtet e nevojshme që të shkojnë në punë me dëshirë dhe të përfitojnë të ardhurat e nevojshme. “S’dua të zgjatem me investimet apo me zgjatjen e mëtejshme të QSUT por dua të qëndroj pak te mjekët, infermierët, profesorët e nderuar që prej vitesh shërbejnë dhe më vjen shumë mirë që edhe pse vonë do të përgatitemi për një rritje tjetër të rëndësishme të pagës së tyre. Edhe kjo besojmë është e pamjaftueshme ndaj do të publikojmë program të posacëm për mjekët, ushtarakët, punonjësit e policisë, për të garantuar strehimin e mjekëve të rinj specialist natyrisht kur të paraqiten çift. Për të gjithë çiftet e reja, të freskët në martesë të jenë subjekte të këtij programi ku qeveria do të mbështesë kreditimin e tyre për të pasur mundësinë e marrjes së një shtëpie me kushte krejtësisht të tjera nga kushte të tregut bankar dhe në këtë mënyrë ne do i japim motivim e besojmë shumë që ky është një detyrim që shteti ta marrë përsipër në kushtet ku plotësimi i nevojave është një objektiv që do e arrijmë patjetër”, tha Rama nga Spitali Qendror, një spital krejt i ri për sëmundjet e brendshme në QSUT. Rama njoftoi se do të marrë fund edhe epoka e ryshfetit pasi mjekët do të paguhen për orët shtesë dhe nuk do e kenë të nevojshme që të bëjnë punë edhe në sektorin privat për të fituar të ardhura. “Puna në spitalin publik do të jetë mundësi për të kryer punë në profesion por për t’u shpërblyer përtej pagës. Në këtë mënyrë do të përfundojë historia e ryshfeteve sepse e dimë mirë që s’është e vërtetë dhe e neverithsme shprehja e rëndomtë sa herë del një mjek përpara ‘hë se këta të lënë të vdesësh po nuk fute dorën në xhep’. E dimë se realiteti shëndetësor është ndryshe dhe shërbimi jepet dhe merret në kushtet maksimale për të gjithë pa kushtëzuar dhënien e shërbimit. E dimë që edhe mes bluzave të bardha ka xhagajdurë e të padenjë. Nuk ka pse të paguhet askush nëndorë se mjeku do marrë atë që i takon se do punojë ekstra”, tha Rama.

Lexo edhe :  Aksioni për protestën e 23 dhjetorit/ Paralajmëron Muçollari: Mobilizim i fuqishëm

Ministrja Manastirliu

U inagurua dje Spitali i ri Qendror në QSUT, një spital krejtësisht i ri i ndërtuar nga themelet për sëmundjet e brendshme, në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e kanë konsideruar këtë investim veprën më madhore në shëndetësi. “Krenare që përmbyllim një ndër veprat më të mëdha të tre dekadave të fundit në shëndetësi, Spitalin Qendror të QSUT. Nuk ka qenë aspak e lehtë. Eshtë dashur shumë mund dhe këmbëngulje. Me vizionin dhe mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama, i’a dolëm të ngremë nga themelet një spital modern me 345 shtretër, ku do të punojë një staf prej 612 mjekësh, infermierësh, teknikësh, koordinatorësh, punonjësish mbështetës. Në një hapësirë ndërtimi rreth 26 mijë metra katrorë, ku akomodohen 14 shërbime universitare. Një fillim i ri, që do të sjellë një kulturë të re shërbimi ndaj pacientëve”, -tha Manastirliu në fjalën e saj. Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se ky spital i ri do të hapë gjithashtu një tjetër shteg për edukimin dhe formimin gjeneratës së re të mjekëve. “Të mos harrojmë se si Qendër Spitalore Universitare, funksionimi i saj si një bazë mësimore dhe praktike profesionale, ka rëndësi jetike për edukimin dhe formimin gjeneratës së re të mjekëve, që do të shërbejnë në vitet dhe dekadat e ardhshme. Nëntë klasa leksionesh, ambiente ndihmëse, zgjerim të kapaciteteve të bazës praktike i krijojnë mundësinë UMT të vazhdojë me planin e shtimit të kuotave të studimit, dhe vazhdimësinë e hapjes së specializimeve”, – u shpreh Manastirliu. Ministrja Manastirliu bëri me dije se QSUT do të jetë spitali i radhës që po përgatitet të marrë autonominë menaxheriale, e cila mundëson më shumë hapësira vetë-administrimi të burimeve njerëzore, shpërblime në bazë performace dhe rritje të aftësive të stafeve.

Të fundit

Shifra marramendëse! Njihuni me qytetin më të pasur në botë

New York është shpallur qyteti më i pasur në botë, duke lënë pas metropolet e njohura si Parisi, Singapori...

Anita Haradinaj bën rrëfimin prekës: Përjetova tri aborte, mjeku më tha se duhej të…

Anita Muçaj-Haradinaj ishte e ftuar në podkastin e Orinda Hutës, “Mam”, kësaj radhe për të mos folur vetëm për profesionin e saj si gazetare,...

Ekzekutohet me breshëri plumbash reperi i njohur (Emri)

Ditën e sotme në Norrköping të Suedisë është ekzekutuar me breshëri plumbash reperi 23-vjeçar, Gaboro. Videoja që qarkullon në mediat sociale, tregon vrasësin që del...

A besoni se administrata Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’?/ Si përgjigjet Këlliçi

Belind Këlliçi, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet nga administrata e re amerikane e Donald...

Donald Trump/ Bomba megaton, do të kërkojë 5% të PBB-së nga vendet anëtare të NATO-s

Donald Trump do të kërkojë që vendet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së së tyre. Në të njëjtën kohë,...

Lajme të tjera

Web TV