14 maji/ Zgjedhjet lokale që do trazojnë qendrën politike, majtas e djathtas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa zgjedhjet lokale të 14 majit po afrohen, elita politike me katërshen Rama-Berisha, Meta dhe Alibeaj, po bëjnë llogaritë e fundit për të pretenduar secili fitoren. Si paraqitet situata në secilin kamp dhe përse zgjedhjet lokale mund të trazojnë selitë politike në Tiranë! Komentojnë për Gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

Edhe në ëndrrat më të bukura, në ditë zhegu vere, apo acari dimri, kryeministri Edi Rama nuk mund ta mendonte se në dy palë zgjedhje lokale rresht të futej me “fitore apriori”, pa pasur merakun se elektorati do i bënte hesapet me laps e letër nëse kishte qeverisur lokalisht mirë apo keq. Në zgjedhjet e vitit 2019, “amatorizmi politik” në naivitet absurd, i ish-krydemokratit Lulzim Basha i dha Ramës fitoren në tavolinë, pasi opozita bojkotoi zgjedhjet. Ndërsa për zgjedhjet e 14 majit të këtij viti, opozita e madhe që përfaqësohej nga PD vjen aq ndarë sa do duhen vite për të mbledhur copëzat e saj. E parë vetëm në këtë kënd, shumëkush mendon se PS nën drejtimin e Ramës do marrë më së paku 2/3 e bashkive. Beteja e “vërtetë” duket se do të jetë në kampin opozitar, jo me Ramën, i cili “qesh nga zënkat e tyre, pasi i ndërseu vetë sa mundi”. Ish-kryeministri Sali Berisha me elektorat domethënës nga pas, nuk ka vulë e logo, por shkon si “kollovar” në shtëpinë politike të Ilir Metës, që me dashuri por pa qetësi, iu vetëofrua aleatit Berisha për të mos e lënë rrugëve. Gjithashtu Berisha përballet me shqiptarët për herë të parë në zgjedhje edhe me faktin e madh që është i shpallur “non grata” nga SHBA. Kjo nuk është pak, për aq kohë sa shumica e shqiptarëve Amerikën e shohin si “idhullin” që duan t’i ngjajnë, por që nuk bëjnë asnjë përpjekje për t’i ngjarë… Me damkën e “non gratës” dhe pa logo e vulë partie Berisha realisht po çudit për forcën që ende e ka. Logo dhe vula e PD-së ka përfunduar në duart e Enkejed Alibeajt, ish-ministër në kohën e qeverisjes Berisha. Alibeaj i tund këto asete si trumf që ia dha ligjërisht nga çdo institucin si; gjykata’, KQZ dhe KAS. Ai gjithsesi ka një problem serioz pasi nuk arrin të mbledhë elektoratin e djathtë që në pjesën më të madhe votën ia beson Berishës, pavarësisht se nën çadrën e kujt u detyrua të futej. Zgjedhjet lokale janë edhe më specifike se ato të përgjithshmet, sepse fragmentizimi i votës opozitare në disa drejtime në mënyrë të drejtëpërdrejtë shkon si favor për mazhorancën. Do jetë i rëndësishëm vendimi nëse Enkejed Alibeaj do të dalë me kandidatët e tij në çdo bashki, apo do lerë terren të lirë për të “folur” pas 14 majit, duke hequr barrën se përçarja solli humbjen. Në këtë lëmsh me shumë nyje që shtrëngohen çdo ditë e më shumë Rama bën hesape të tjera për qeverisjen i qetë, sepse kundërshtarët politik opozitarë janë në opozitë me veten. Kryeministri vendosi që 45 nga 61 bashki në vend t’ua besojë kryebashkiakëve aktualë, edhe pse shumë prej tyre janën nën hijen e së shkuarës së tyre duke u thirrur shpesh në Prokurorinë Speciale si të dyshuar për afera të mundëshme korruptive dhe shpërdorim detyre. Rikornfirmimi nga Rama i shumë prej tyre mund të tregojë një lloj druajtje nga Rama, që pavarësisht se disa prej kryebashkiakëve të tij nuk i pëlqen, ua di “fuqinë lokale” që kanë. Kryeministri ka zgjedhur vijimësinë edhe me barrën e SPAK nga pas dhe jo shkundjen e pushtetit lokal. Kjo është një taktikë elektorale e kreut të qeverisë që edhe pse e di që fitoren në shumë bashki e ka të garantuar, nuk kërkon të prishë “skemën e lojës” brenda grupit të tij. Të papritura edhe mund të ketë, por e sigurt mbetet se politika majtas dhe djathtas nuk do jetë e njëjtë pas zgjedhjeve të 14 majit. Shumë ujëra të furishëm mund të prishin balancën letargjike. Rreth zhvillimeve në kampin e opozitës, të mazhorancës dhe zgjedhjeve lokale komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Të fundit

“Do të kenë sukses financiar në 2025″/ Ja cilat shenja do të marrin rrogën e ëndrrave

Astrologu Evan Nathaniel Grim deklaroi se disa shenja të zodiakut do të kenë një sukses financiar në vitin 2025. 1. Binjakët Lidhja...

Ja cilat fruta të thata duhet të konsumoni, nëqoftëse keni mungesë hekuri

Nëse keni marramendje të shpeshta apo ndiheni të lodhur e të dobët, atëherë trupi juaj mund të jetë i mangët në hekur. Hekuri është një nga...

Vigjilje Krishtlindjesh, Pastori Akil Pano: Ngjarja më e madhe në besimin e krishterë!

Krishtlindja është një nga festat më të vyera për të gjithë besimtarët ortodoks dhe katolikë. E teksa jemi në vigjilje të Krishtlindjeve pastori Akil Pano në...

Kleri katolik dhe ortodoks uron besimtarët në prag të Krishtlindjeve

Në Shqipëri, ndërsa besimtarët katolikë dhe ortodoksë janë përgatitur të festojnë lindjen e Jezu Krishtit, udhëheqësit e tyre shpirtëror u përcollën sot mesazhin tradicional...

Udhëtarët shqiptarë tejkalojnë vizitorët e huaj! Europa, burimi i flukseve

Instat ka publikuar të dhënat e flukseve hyrëse-dalëse të shtetasve shqiptarë dhe të huaj përgjatë muajit nëntor. Shqipëria ka shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar...

Lajme të tjera

Web TV