Berisha thirrje simpatizantëve demokratë/ Mos bëni gabim të shkoni pas Alibeajt!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha përsëriti akuzat e tij ndaj kryetarit të komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, për të cilin tha se po mbahet peng nga kryeministri, Edi Rama me krimet e vëllait të tij.

Gjatë një takimi në Kurbin të Lezhës me simpatizantë demokratë para të cilëve prezantoi Behar Haxhian, kandidatin për kreun e bashkisë në 14 maj, Berisha bëri thirrje që asnjë demokrat të mos ndjekë Alibeajn dhe Bashën, duke i konsideruar si pengje të Ramës.

“Lulzim Brava dhe Alibasha janë të lidhur me lidhje krimi me Edi Ramën. Lulzim Brava është i marrë peng me procesin e larjes së parave, 700 mijë dollarë për të cilat në çdo gjykatë të Shqipërisë dhe botës shkon të paktën 6 vite burg. Por e shpëtoi Rama për ta marrë peng. Por edhe Alibrava i ka jo më pak të fuqishme lidhjet me krimin.

Asnjë demokrat nuk ka detyrime ndaj vëllait të tij, një kriminel me armë, një plaçkitës i fshehur prej tij. Nuk përkulemi kurrë ndaj pengjeve të Edi Ramës. Asnjë demorkat të mos gabojë të shkojë pas lidhjeve të krimit. Shtëpia e Ramës është shtëpi krimi”-tha Berisha.

Ndërsa më tej, duke folur për emigrimin e shqiptarëve, Berisha tha se mijëra policë dhe ushtarakë kanë dhënë dorëheqjet nga postet e tyre dhe janë larguar pasi me rrogat që merrnin nuk mund të përballonin jetesën në Shqipëri.

“Sot arsimtarët sapo gjejnë mundësinë më të vogël, braktisin arsimin. Sot 2500-3000 policë kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre, sot gjysma e ushtarakëve shqiptarë kanë paraqitur dorëheqjen e tyre. Të gjitha këto për një shkak të vetëm, sepse rrogave të tyre, me rrogat që marrin nuk përballojnë kurrsesi jetën”- u shpreh Berisha.

Lexo edhe :  Ish-këshilltari i Tony Blair: Skandaloze që Veliaj mbahet në burg pa një akuzë zyrtare!

 

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV