15 përballjet më të forta në zgjedhjet e 14 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ROLAND QAFOKU

Të gjitha partitë politike tashmë kanë dorëzuar në KQZ listat me kandidatët dhe nga sot nis zyrtarisht beteja se kush do fitojë zgjedhjet lokale. Në garë janë dhjetra kandidatë për tu zgedhur në fund kryetarë në krye të 61 bashkive, por mes tyre gara pritet të jetë e fortë dhe interesante në të paktën 15 bashki. Një pjesë kanë rëndësi për bashkinë që garojnë, ndërsa një pjesë për shkak të kandidatëve. Kjo do bëjë që më 14 maj, sytë e shumicës së shqiptarëve do jenë pikërisht se kush do ti fitojë veçanërisht këto bashki. Përballjet do jenë mes kandidatëve të mazhorancës PS-së dhe kandidatëve të dalë nga primaret, PD e drejtuar nga Sali Berisha, i cili pa logo dhe vulë, është në koalicion me Metën, Dulen dhe Ndokën.

1- BASHKIA E TIRANËS, ERION VELIAJ – BELIND KËLLIÇI

Janë 100 arsye që nuk bie këmbana e fshatit. E para është se nuk ka këmbanë. Kjo aksiomë e lashtë është pasqyra më e mirë e situatës së garës më të rëndësishme në zgjedhjet lokale të 14 majit, ajo në Tiranë. PD është e përçarë, e ndarë dhe e pasigurtë me kandidatin Belind Këlliçi, ndërkohë që përballë ka Erion Veliajn në kulmin e pushtetit të tij politik. E cilësuar përherë si “beteja e Stalingradit” Veliaj garon për një mandat të tretë për të barazuar edhe rekordin e numrit të mandateve të Edi Ramës që fitoi që nga viti 2000 që qendroi në krye të kësaj bashkie deri në vititn 2011. Ndërkohë Belind Këlliçi i cili sapo la mandatin e deputetit për të garuar si kandidat zyrtar ka bërë përpjekje për të krijaur një profil konkurues por ato janë të sforcuara. Për të nuk mjaftojnë aq premtimet e mëdha si transporti publik falas si në Luksemburg e as zelli i disave për të numëruar defektet e kunërshtarit. Mbështetur edhe në sondazhet që janë bërë publikë së fundi Erion Veliaj është në avantazh të dukshëm dhe po dukshëm kjo garë është në favor të tij.

2- BASHKIA E DURRËSIT, EMIRIANA SAKO PS – IGLI CARA PD

Kryetarja aktuale e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako tashmë është në një garë të vërtetë. Pas fitores në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar, ajo në 14 maj ka një kandidat shumë më të fortë si Igli Cara. Por ajo që i vlen edhe më shumë Sakos është se më 14 maj Partisë Socialiste dhe veçanërisht Edi Ramës i duhet fitorja me çdo kusht në Durrës për arsyen madhore të projektit madhor të Portit të Durrësit. A e imagjinojmë dot që garën ta fitojë Igli Cara dhe kryeministri Rama të nisë zbatimin e projektit për portin e ri si bastin më të madh të të gjithë karrierës së vet për të tri mandatet si kryeministër? Prandaj, për PS Sako është e dënuar të fitojë. Ndërkohë po aq vlerë merr edhe fitorja e mundshme e Igli Carës. Ndoshta kandidati me më shumë potencial nga PD, tashmë ka nisur fushatën për betejën më të rëndësishme në jetën e vet politike që duhet thënë ka patur jo pak luhatje. Ky është edhe momenti që Cara të kuptojë se edhe disa detaje të vogla dhe lëvizje në jetë marrin një çmim një ditë. Megjithatë mendohet dhe besohet se është gara e dytë më e rëndësishsme në këto zgjedhje.

3- BASHKIA E SHKODRËS, BENET BECI PS – BARDH SPAHIA PD

Humbja e Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar ishte një goditje e rëndë për PS. Edhe pse i kishte të gjitha mundësitë, PD pa logo, pa parti të organizuar dhe pa shumë shpresë, fitoi me aq bujë bashkinë që është e perceptuar gjithnjë si bastion i sigurtë i të djathtës. Nisur nga këto arsye, këtë herë PS dhe kryetari i saj Edi Rama ndryshoi stradegji. Nga një grua shumë të mirë që humbi, kandidat vendosën një emër shumë më të fortë të ardhur nga salla e parlamentit dhe si drejtues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit si Benet Beci me bindjen se këtë herë basti politik do fitohet. Nga ana tjetër Bardh Spahia ka avantazhin se është në detyrën e kryebashkiakut, ka mbështetjen e shumicën e shkodranëve dhe këto nuk janë pak. Por disavantazhi i tij është përçarja e PD që nuk dihet ende se në cilën masë është e përhapur deri në Shkodrën e djathtë. Megjithatë, avantazhet e Spahisë janë më të mëdha se të Becit. E pavarësisht kësaj, besohet dhe mendohet se do jetë një garë shumë e fortë, ndoshta më e forta e 14 majit.

  • BASHKIA E ELBASANIT, GLEDIAN LLATJA PS – LUÇIANO BOÇI PD

Nëse ka një perceptimi se PD humbet zgjedhjet lokale të 14 majit për shkak të ndarjes, kjo nuk vlen për Elbasanin. Kandidati i saj, Luçiano Boçi është shumë herë më i avantazhuar se kandati i PS, Gledian Llatja. Ndonëse Llatja është kryebashkiak në detyrë, për shumë e shumë ngjarje që kanë ndodhur në këtë qytet, ka një situatë jo pak mbytëse dhe jo në favor të PS. Ndërkohë Luçiano Boçi ka një sërë avantazhesh që nisin nga fakti që në Elbasan PD nuk është e përçarë dhe ai është i vetmi kandidat që ka marrë mbështetjen jo vetëm të grupit të Berishës por edhe atë të PD-së zyrtare të Alibeajt. Boçi ka avantazhin që është një figurë e pëlqyer në Elbasan edhe për shkak të aktivitetit të tij profesional si profesor në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Por Boçi është i avantazhuar edhe për shkak të familjes së madhe që kja një emër të mirë në këtë qytet dhe rrethit të tij shoqëror. Kushdo që do të fitojë nga dy kandidatët, do jetë një fitore e jashtëzakonshme.

 

  • BASHKIA E BERATIT, ERVIN DEMO PS – ZIJA SIMAILI PD

Kryetari aktual i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, është shumë herë më i avantazhuar në zgjedhjet e 14 majit se sa Zija Ismaili i PD. Tashmë me përvojën e mandatit të parë të konsumuar Demo ka krijuar siguri si nga mbështetja që i ka dhënë PS-ja dhe vetë kryetari Edi Rama me dosa projekte ambicioze por edhe mbështeteja në komunitet. I vetmi projekt që mbetet utopi është ndërtimi i ishullit në lumin Osum, të premtuar me aq bujë me videoprojektor në 3D por që vijon të mbetet në letër që nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërkohë Zija Ismaili vuan dhe do të vuajë faktin e përçarjes së PD si në çdo bashki tjetër. Gara pritet të jetë interesante për arsyen e madhe se PS dëshiron ta fitojë me çdo kusht kalanë e saj socialiste dhe PD për ta rimarrë atë pas një periudhe shumë të gjatë.

  • BASHKIA E DIBRËS, RAHIM SPAHIU PS – ISMAIL UKA PD

Pas shumë e shumë problemeve në zgjedhje tashmë në Dibër pritet të zhvillohet ndoshta gara që mund ta kthejnë këtë bashki në qendrën e të gjitha garave për nga cilësia e të gjithë procesit. Pyetja e madhe që shtrohet për garën e 14 majit në këtë bashki është: A do ketë sërish vjedhje votash në Dibër? Rahim Spahiu i PS që fitoi zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar është konfirmuar për të qenë sërish kandiat ka avantazhin e të qendit në detyrë. Por ka disavantazhin e një perceptimi publik se në Dibër gjithnjë ndodh diçka me votat dhe për këtë arsye gara e 14 majit do jete në lupën e të gjithë vëzhguesëve lokalë dhe ndërkombëtarë. Edhe parregullsia më e vogël do ta dëmtonte shumë këtë garë, rrjedhimisht edhe vetë Spahiun. Ismail Uka i PD i ka avantazhet të lidhura me historikun negative të zgjedhjeve në këtë bashki por ka disavantazhin e përgjithshëm se PD është e përçarë dhe e ndarë. Vrëtetë gara për bashkinë e Dibrës pritet të jetë shumë e fortë.

  • BASHKIA E FIERIT, ARMANDO SUBASHI PS – EVDAR KODHELI PD

Në Bashkinë e Fierit pritet të zhvillohet një nga garat më të forta të zgjedhjeve të 14 majit. Pas skandalit të inceneratorëve ku kryebashkiaku aktual Armando Subashi u thirr edhe në SPAK duket se pozitat e tij nuk janë të forta. Megjithatë duket një sforco shumë e madhe e kryesocialistit Edi Rama që i ka dhënë viston që ta kandidojë përsëri. Ndoshta është një vendim për të krijuar një perceptim që Subashi e ka pozitën juridike të sigurtë, por në fakt është e kundërta. Formati dhe kuotat e tij politike ka pësuar rënie dhe nuk është çudi që të humbasë garën e 14 majit. Përballë ka Evdar Kodhelin për të cilën PD e Berishës pretendon se është një kandidaturë shumë e fortë dhe që do ta fitojë këtë betejë. Megjithatë përçarja e PD është një disavantazh jo i vogël për të si në çdo bashki. Për këto arsye pritet që gara të jetë shumë e fortë dhe diferenca e rezultatit të jetë shumë e ngushtë.

  • BASHKIA E VLORËS ERMAL DREDHA PS – HYSNI SHARRA PD

Më në fund PS bëri zyrtar edhe emrin e kandidatit të saj në Vlorë. Ambasadori aktual në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ermal Dredha, do jetë përfaqësues i saj që do pasojë Dritan Lelin. I diplomuar për italisht, djali i Neki Dredhës, ish-kryebashkiaku socialist i viteve 1998-2000, Ermal Dredha është një diplomat karriere që më parë ka qenë konsull në Bari dhe deri pak ditë më parë ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe. Atij i duhet të përmbysë të gjithë atë mosbesim që kryesocialisti dhe kryeministri kishte për Vlorën në të gjitha drejtimet. Por arsye që ai fitoi besimin e kryeministrit Rama ndoshta lidhet edhe me faktin se ishte në detyrën e ambasadorit në një shtet nga i cili qeveria jonë ka marrë një projekt investimi ambicioz për portin e Durrësit, më i madhi në histori dhe që për Ramën ky është basti më i madh ekonomik i karrierës së vet. Jo vetëm në Abu Dhabi ku ishte ambasada jonë, por edhe në Dubai si qyteti i dytë më i madh i Emirateve të Bashkuara, aktiviteti dhe angazhimi i tij ka qenë nga më të ngushtët me kryeministrin. Përballë Dredha do ketë Hysni Sharrën, pinjoll i një prej familjeve që i kanë dhënë Vlorës dhe gjithë Shqipërisë, veçanërisht për shpalljen e pavarësisë dhe themelimit të shtetit shqiptar. Dhe ky është avantazhi më i madh i tij pothuajse si një trofe. Por megjithatë, Sharra është i dënuar të vuajë nga sindroma që PD ka aktualisht, atë të ndarjes dhe përçarjes së saj dhe gjasat për fitoren e tij janë të pakta.

  • BASHKIA E KORÇËS SOTIRAQ FILO PS – LEDINA ALIOLLI PD
Lexo edhe :  Tërmeti “shkund” Tiranën dhe Durrësin, ja sa ishte magnituda

Gara për Bashkinë e Korçës është e rëndësishme për nga rëndësia që ka kjo bashki por jo për nga rivaliteti. Sotiraq Filo ka jo pak avantazhe që nisin nga përvoja e tij dhe mbështetja që PS ka në këtë qytet por edhe për shkak të përçarjes së PD. Ledina Aliolli është një emër i nderuar jo vetëm për PD por për shumicën e korçarëve por sindromi i përçarjes dhe ndarjes së kësaj partie e dëmton atë jo pak. Aliolli mund të ishte një kandidate e perferuar edhe e të majtës dhe do ta kishte të sigurtë fitoren por me gjendjen që po kalon PD kjo parti edhe në këtë qytet, shanset e saj janë të pakta.

  • BASHKIA E LUSHNJES ERISELDA SEFA PS – EDUARD SHARKAJ PD

Merr një rëndësi të veçantë gara për bashkinë e Lushnjes në zgjedhjet e 14 majit. Eriselda Sefa e PS tashmë është kryetar e kësaj bashkie fituese në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit të vitit të kaluar dhe ka përvojën si avantazhin më të madh në këtë bashki pas tronditjeve që mori pas arrestimit të paraardhësit të saj Fatos Tushe. Duhet theksuar se një nga avantazhet e saj ka qenë edhe mbështetja që i ka dhënë Taulant Balla si drejtues i qarkut duke i dhënë më shumë siguri dhe besim. Përballë Sefa do ketë Eduard Sharkajn e PD që pavarësisht entuziasmit dhe zellit që disponon, nuk ka mundësi reale të fitojë këtë garë. Përçarja e PD është jo pak e rëndësishme edhe në këtë qytet dhe Sharka kjo e bënë të jetë në disavantazh.

  • BASHKIA E LEZHËS, PJERIN NDREU PS – PASHK GJONI PD

Pjerin Ndreu noton në ujra të qeta për garën e 14 majit. Kryebashkiaku i Lezhës tashmë ka përvojën në këtë detyrë por edhe si një politikan tashmë të afirmuar. Ndreu ka gjithashtu avantazhin se gjatë këtij mandati ka bërë që në jo pak raste Lezha të kthehej në qendër të disa aktivieteve kulturore artistike dhe historike që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Dhe kjo është meritë ekskluzive e Pjerin Ndreut. Përballë Ndreu do ketë Pashk Gjonin që gëzon mbështetjen nga PD-në e Berishës por që vuan edhe ai nga sindroma e përçarjes dhe ndarjes së partisë. Gjasat që Gjoni të fitojë janë të vogla edhe Ndreu pothuajse ka një fitore të sigurtë.

  • BASHKIA E KUËKSIT, SAFET GJICI PS – ADMIR SINAMATI PD

Një garë tjetër e fortë në 14 maj do jetë ajo për Bashkinë e Kukësit. Safet Gjici vërtetë fitoi zgjedhjet e vitit 2019 por ajo ishte garë pa kandidatë dhe nuk mund të quhet fare garë. Më 14 maj do jetë gara e vërtetë për Safet Gjicin në një bashki që besohet se është bastion i të djathës. Përballë do ketë Admir Sinamatin e PD që megjithëse kjo parti është e përçarë ka jo pak shanse. Gjici ka humbur edhe një garë, atë kur garoi për bashkinë e Kamzës shumë vite më parë përballë Xhelal Mziut. Ende në memorien e komunitetit të kësaj bashkie është protesta për vendosjen e traut të Rrugës së Kombit dhe një çështje e tillë do ndikojë jo pak më 14 maj.

  • BASHKIA E HIMARËS, JORGO GORO PS- FREDI BELERI PBDNJ (Mbështetur nga PD)

Edhe pse kishte jo pak ankesa dhe kritika kryeministri Edi Ram e konfirmoi sërish Jorgo Goron për të garuar për një mandat tjetër. Kishte shumë dilema derisa emri i tij u konfirmua dhe kjo tregon pasigurinë që ka patur edhe vetë Rama por edhe masa e socialistëve. Dhe kjo do ta dëmtojë jo pak garën për këtë parti. Goro nuk ka arritur pritshmëritë dhe kjo ka qenë e dukshme edhe në sytë e kupolës së PS. Përballë ketë Fredi Belerin që në fakt është përfaqësues i PBDNJ por që e mbështet Partia Demokratike e Berishës. Ka jo pak akuza publike për këtë kandidaturë. Ajo më e rënda është se ai ka qenë pjesmarrës në masakrën e rëndë të Peshkëpisë në Gjirokastër më 10 prill 1994 kur u krye një akt terrorist një komando greke sulmoi me armë duke vrarë dy ushtarakë dhe plagosur tre të tjerë në një kazermë me rekrutë shqiptarë. Ishte një akt i kryer nga MAVI një organizatë terroriste për çlirimin e Epirit të Veriut. Për këtë Beleri është thirrur në prokurori edhe në vitin 2019. Vet ai e ka mohuar pjesmarrjen e tij duke nxjerrë edhe alibi dhe vendime të gjykatës. Por ndërkohë aktiviteti i tij publik nuk ka qenë aq i pafajshëm në këtë drejtim. Dusa deklarata të tij kanë qenë benzinë për zjarrin antishqiptar dhe thirrja “Himara është Greqi” jo vetëm që është injorancë historike por një thirrje për antishqiptarizëm. Beleri ka edhe një precedent që në zgjedhjet e vitit 2019 ai nuk u lejua të regjistrohej nga KQZ pikërisht për thjirrje nacionaliste dhe poshtrim të republikës dhe simboleve të saj. Një Zot e di se si PD e Berishës kanë dhënë ok për ta mbështetur këtë kandidat. I vetmi fitues i kësaj situate është kandidati, ndoënse jo shumë i preferuar i PS, Jorgo Goro. Por nëse Goro humbet këtë garë, ai vërtetë pritet të jetë një një situatë jo normale, sepse nuk do ketë të pakënaqur jo vetëm PS, por shumicën e shqiptarëve.

  • BASHKIA E KAMZËS RAKIP SULI PS – ARJAN HOXHA PD

Një garë shumë e fortë pritet të zhvillohet për bashkinë e Kamzës në zgjedhjet e 14 majit. Rakip Suli që është kryetari aktual i bashkisë është në këtë detyrë si fitues i zgjedhjeve të kaluara pa patur asnjë kundërshtar përballë dhe kjo nuk i jep atij avantazhe. Avantazhi i tij i vetëm është se qendron në këtë detyrë prej katër viteve dhe tashmë njeh shumë mirë jo vetëm problemet por edhe komunitetin e Kamzës. Nga ana tjetër, Arjan Hoxha i PD ka avantazhin se Kamza është bastion i padiskutueshëm i PD-së. Shanset e tij për të fituar janë të mëdha dhe kjo e bën atë të ketë një entuziasëm të justifikuar dhe nuk ia ka ulur këtë as përfshirja e tij në ngjarjen e Elbasanit në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit të vitit 2021. Por kujdes! Përçarja e PD mund ti prishë punë edhe në Kamëz. Gara pritet të jetë shumë shumë e fortë. Dhe bëhet fjalë për bashkinë me popullsinë e këtërt në Shqipëri për nga popullsia.

  • BASHKIA E DIVJAKËS, JOSIF GORREA PS – AUREL MALKO PD

Surpriza e kandidatëve të PS ishte Josif Gorrea për Bashkinë e Divjakës. Kryesocialisti Edi Rama nuk ka preferuar që kryetari aktual i bashkisë Fredi Kokoneshi të jetë kandidat për zgjedhjet e 14 majit dhe kjo është përmbysja më e madhe për PS në këto zgjedhje. Besohet se kjo lidhet me shumë fakte dhe probleme që janë shfaqur në këtë bashki. Një prej tyre është edhe plagosja e kryebashkiakut dhe e shoferit të tij nga një sulm me thikë. Ndëkrohë që deputeti Erion Braçe ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të Kokoneshit, ndërkohë që ka qenë një nga kritikët e vetëm ndaj qeverisë socialiste veçanërisht në bujqësi. Kjo ka bërë që në bashkinë e Divjakës të ketë jo pak pakënaqësi dhe shanset për fitoren e PS janë ulur ndjeshëm. E fundit ishte edhe vendosja e një trau në Lagunën e Karavastasë që ka sjellë jo pak pakënaqësi te banorët e zonës. Përballë Gorrea do ketë Aurel Malkon e PD të grupimit Berisha që duket se ka jo pak mbështetje. Por ndarja dhe përçarja e kësaj parti ndjehet edhe këtu. Pikërisht për këto arsye gara mendohet se do jetë shumë e fortë.

 

Të fundit

Ulet niveli në liqenin e Fierzës, ndikon mungesa e reshjeve dhe temperaturat

Aktualisht, niveli i ujit në Liqenin e Fierzës ka rënë në 279 metra mbi nivelin e detit, ndërsa prurjet...

“Globe”, teatri në Londër që u dogj si Feniksi dhe u rindërtua pas nje viti

29 Qershor 1613 Nga Leonard Veizi Ka ndërtesa që i përkasin qytetit ku janë ngritur, dhe ka të tjera që u përkasin shekujve. Ka skena që...

Ish-këshilltari i Trump: Bota po bëhet kërcënuese, boshti Kinë-Rusi është fuqizuar

John Bolton, ish këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump paralajmëroi se bota po bëhet më e rrezikshme, ndërsa boshti Rusi-Kinë po fuqizohet. Në intervistën...

Bardhi kundër largimit të Berishës si kryetar: Nuk duhet zgjidhje mekanike

Gazment Bardhi është kundër largimit të Sali Berishës nga kryesimi i Partisë Demokratike. N ë një intervistë për emisionin Skedari Politik nga Ervin Koçi në...

1913 – Fillon Lufta e Dytë Ballkanike

Në vitin 1912, katër shtetet ballkanike — Serbia, Bullgaria, Greqia dhe Mali i Zi — formuan Lidhjen Ballkanike me qëllim të përbashkët: t’i nxirrnin...

Lajme të tjera

Web TV