Gazetarja zbulon detaje: Makina e autorëve u shkëmbye në rrugë me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për sulmin me armë ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja 60 vjeçar, Pal Kola.

Ajo zbuloi në Top Story se furgoni i fundit me gazetarët të TCH që po ktheheshin në shtëpi, është shkëmbyer me makinën e autorëve që qëlluan me breshëri kallashnikovi ndaj godinës.

Lala u shpreh se për ngjarjen e rëndë është informuar nga një burim në minutat e para, por nuk po e besonte. Sipas saj nëse autorët do të kishin ardhur disa minuta më shpejt, mund të kishte shumë viktima.

“Unë e kam parë si rast terrorist, një sulm i rëndë. E kam cilësuar si akt terrorist për mënyrën si është kryer. Ishte furgoni i fundit me gazetarë të TCH që u shkëmbye me makinën e autorëve. I ndjeri Pal Kola siguronte bukën e gojës dhe vinte nga Sharra në këmbë. Ai u qëllua nga burracakë. Pak ditë më parë vranë në grua, tani 60 vjeçarin.

Brenda mund të kishte gazetarë, artistë etj. Ata kriminelë që shkuan për të qëlluar e dinin se mund të kishte pasoja. Nëse ajo makinë do të kishte ardhur para, mund të kishim shumë viktima, kjo ëshët alarmante. Ky është dështim i shtetit. Unë jam informuar na një burim në minutat e para të ngjarjes.”-u shpreh Lala.

Të fundit

“Kur hyn Shqipëria në BE? Mund të ndodhë në 2030!”

Ekspert i Integrimit Gledis Gjipali ka deklaruar se gjasat që Shqipëria, të futet në BE deri në 2030 janë...

“Me Berishën s’ka ndryshim, ka bërë shumë krime”

Juristi Romeo Kara, ka deklaruar se PD nuk ka asnjë shans për ndryshim apo për të ardhur në pushtet për sa kohë drejtohet nga...

Tregtarët romë kundërshtojnë bashkinë, vijojnë shitjet në tregun e vjetër

Gjatë kësaj të marte një pjesë e tregëtarëve rom në Gjirokastër kanë dalë sërish për të tregëtuar në mjediset e tregut të vjetër, në...

Putin injoron kërcënimet e Trump, lufta vazhdon

Burime pranë Kremlinit thanë se Presidenti rus Vladimir Putin do të vazhdojë të luftojë në Ukrainë pavarësisht kërcënimeve të Donald Trump për sanksione më...

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, ku zhvilloi...

Lajme të tjera

Web TV