Shkarkimi i befasishëm i Nagelsmann, vetëm një nga liderët në krahun e teknikut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Julian Nagelsmann u shkarkua në mënyrë të beftë nga ana e Bayern Munich me teknikun që kishte probleme me lojtarët brenda dhomave të zhveshjes. Nuk ishin të paktat rastet, kur edhe para mediave tekniku theksonte se në organikën e bavarezëve kishte spiunë të cilët publikonin skemat dhe fjalimet e 35-vjeçarit. Një konflikt i vazhdueshëm i Nagelsmann me lojtarët duke detyruar në këtë formë drejtuesit e klubit ta largonin përfundimisht trajnerin.

Së fundmi, është prestigjiozja gjermane Bild që zbulon gjashtë emrat të cilët ishin ekstremisht kundër Nagelsmann. Fjala është për dy portierët Manuel Neuer dhe Sven Ulreich të cilët kishin një llogari të hapur kundër Nagelsmann prej momentit kur ky i fundit këmbënguli për të hequr trajnerin e portierëve Tapalovic.

Më pas ishin edhe lojtarë të tjerë si Gnabry, Sane, Musiala, Mane dhe Cancelo. Përshtypje bën lojtari portugez që iu bashkua Bayern Munich në orët e fundit të merkatos së janarit, mirëpo menjëherë zgjodhi të pozicionohej kundër Nagelsmann, edhe për shkak se gjermani e uli në stol. Nga ana tjetër, Thomas Muller sipas Bild nuk kishte asnjë përplasje me Nagelsmann dhe ishte pro teknikut 35-vjeçar.

Megjithatë, Muller nuk e përdori statusin e tij si kapiten dhe si lider i dhomave të zhveshjes për të bindur lojtarët e tjerë të bashkëpunonin me Nagelsmann. Ndërkohë, një qëndrim më diplomatik mbajtën Joshua Kimich dhe Leon Goretzka të cilët u shprehën se shkarkimi i Nagelsmann lidhej vetëm me mungesën e rezultateve në disa prej ndeshjeve të Bundesligas.

Të fundit

Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Arriti të sigurojë mandatin në Tiranë por sërish nuk e quan betejë të fituar. Jorida Tabaku shprehet se aksioni...

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë helmuar nga ushqimi që kanë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lajme të tjera

Web TV