Tërhiqet nga gara kandidati i PD për bashkinë e Korçës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjergji Gjata, kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Korçës është tërhequr nga gara. Lajmin e ka njoftuar vetë ai përmes një postimi për mediat, ku edhe sqaron arsyet e marrjes së këtij vendimi. Edhe Alibeaj, në konferencën për mediat, tha se janë tërhequr edhe kandidatët e Kurbinit dhe Lezhës.

“Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të proçedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cënuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.

Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin. (Proçedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.)”, ka thënë Gjata.

Të fundit

SHBA shkruan historinë, firmoset marrëveshja prej 600 miliardë dollarësh!

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një dokument që ofron më shumë detaje mbi atë që përfshihet në partneritetin strategjik...

Agron Shehaj ia del, shpëton 7 votat që donin t’ia shpallnin të pavlefshme

Pas një situate të tensionuar në KZAZ nr.40 në kryeqytet mes vëzhguesëve dhe përfaqësuesëve të Partisë Mundësia e Agron Shehajt me komisionerët e kësaj...

Zbulohet një “depozitë e fshehtë” ari, vlerësohet të jetë sasia më e madhe në planet

Një zbulim gjeologjik i pabesueshëm në Kinë, ku një ekip ekspertësh gjeti atë që mund të jetë depozita më e madhe e arit në...

“PS bëri skemën e trenit bullgar”, PD denoncon për manipulim votash në Tiranë

Partia Demokratike ka denoncuar një rast, sipas tyre të manipulimit me vota në KZAZ nr. 40 në kryeqytet, përmes fenomenit të “trenit bullgar”. Sipas PD,...

“Do shkoni në prokurori, po manipuloni procesin”, Agron Shehaj debaton me numëruesit

Vijon situata e tensionuar në ambientet e KZAZ nr. 40, në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë, ku përfaqësuesit e Partisë Mundësia kanë denoncuar se...

Lajme të tjera

Web TV