Linja e Autobusëve/ Veliaj: 50 mln euro investim, do ndërtojmë 55 korsi të dedikuara

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka prezantuar këtë të hënë projektin e ri të Linjës së Shpejtë të Autobusëve, i cili do të prekë linjat kryesore të Tiranës, si Kinostudio-Kombinat, Unazën dhe linjën e Tiranës së Re. Veliaj ka deklaruar se falë këtij projekti, do të dyfishohet lëvizja e shpejtësisë së lëvizjes së autobusëve nga 9 në 20 km/h, do të përgjysmojë kohën e një cikli të plotë që përshkon një autobus i linjës urbane nga 54 minuta që është, në 24 minuta; si dhe do të rrisë kapacitetin e transportit nga 9 mijë në 23 mijë në orë.

Veliaj u shpreh se do ndërtohen 55 kilometra korsi të dedikuara të lëvizjes së shpejtë tranzit, nga të cilat 10 kilometrat e parë, pritet të përfundojnë në fund të 2023-shit dhe pjesa tjetër deri në fund të planit 5-vjeçar.

Më tej, kryebashkiaku theksoi se për këtë projekt do të investohen 50 milionë euro në tre linjat që do përshkruajnë autobusët elektrikë.

Janë 420 autobusë në gjendje shumë më të mirë se ato që gjetëm dhe transportojnë 9 mijë qytetarë në orë. Sot, ky sistem është diçka që po konsiderohet, po merr përkrahje universale. Qartazi është diçka më ekonomike dhe më realiste për tu implementuar në vendin tonë. Autobusët kanë një rrugë ekspres.

Ne do ndërtojmë 55 km të korsive të dedikuara të lëvizjes së shpejtë tranzit. Deri në fund të 2023-shit do kemi 10 km e parë dhe deri në fund të planit 5-vjeccar, do kemi të plotë rrjetin e 55 km.

Duam të investojmë mbi 50 mln euro në këto tre linja, në këto korsi të super dedikuara. Plani është që autobusët ti financojmë dhe bashkëpunojmë të transformohen në autobusë elektrikë në këto 3 korridore”, tha Veliaj.

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV