E lyen me benzinë dhe i vunë flakën/ Merren të pandehur 3 autorët e vrasjes së Kurtdedës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Prokuroria e Tiranës, ka mbyllur hetimet për djegien e gjallë me zjarr të Menduh Kurtedës, ngjarje e cila  ndodhi në vitin 2017 në malin e Dajtit. Hetimi i akuzës, zbuloi se autorë të kësaj vrasje janë nënë e bir, Marjeta Karaj dhe Besmir Karaj, ky i fundit i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia.

Mes personave të pandehur është marë dhe Gazmir Ngota, shoku i ngushtë i Besmir Karaj.

Sipas dosjes hetimore në 16 maj 2017 në vendin e quajtur “Kodër Shupal”, Zall-Bastar Tiranë, u gjet një kufomë e seksit mashkull, i cili pas aktit të ekspertimit, u identifikua si shtetasi Menduh Kurdeda.

Nga hetimet e prokurorisë, rezultoi se e pandehura Marjeta Karaj, e punësuar si sekretare në një OJF-ë, ka pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme me të ndjerin, në lidhje me financimin dhe menaxhimin e fondeve të shoqatës.

Në 2017 djali i saj, shtetasi Besmir Karaj dhe miku i tij, i pandehuri Gazmir Ngota, me kërkesë të shtetases Marjeta Karaj, kanë marrë të ndjerin në makinë dhe e kanë transportuar në “Kodër Shupal”.

Aty e kanë lidhur dhe ushtruan presion për kthimin e një borxhi që e pandehura Marjeta, pretendonte se i ndjeri i kishte një shumë prej 10 milion letë të vjetra. Në momentin që viktima ka mohuar borxhin dy personat i kanë vënë flakën me benzinë.

Pas 5 vite nga ky krim i rëndë njëri nga autorët e krimit, I pandehuri Gazmir Ngota, shfaqi pendesë dhe pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë duke rrëfyer ngjarjen.

Nga rrethanat dhe provat e administruara, gjatë fazës së hetimit paraprak rezultoi plotësisht e provuar se të pandehurit kanë konsumuar elementet e veprës penale “Vrasje me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Të fundit

Nga Boris Johnson, Daily Mail Epo, ky ishte episodi më i shëmtuar që shkaktoi të vjella në të gjithë historinë...

“Putini nuk do paqe”, Macron: Do të paguajmë një çmim të lartë nesër nëse tregojmë dobësi

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur pesimizëm në lidhje me qëllimet e Rusisë përpara bisedimeve vendimtare në Uashington ditën e nesërme. "Më pyesni nëse besoj se Putini dëshiron paqe. Mendoj se...

Zjarr në një servis automjetesh në Patos, tymi mbulon zonën

Pjesa e pasme e një servisi automjetesh është përshirë nga flaket disa minuta më parë pranë vendit të quajtur “Kthesa e Patosit”. Në vendngjarje kanë...

Tendencat digjitale në Shqipëri/ Çfarë aplikacionesh po përdoren më shumë?

Prej disa muajsh, në Shqipëri po shfaqet një tendencë e qartë për aplikacionet më të shkarkuara, duke reflektuar edhe preferencat në rritje të shqiptarëve...

Fluks rekord udhëtarësh në Portin e Durrësit gjatë gushtit

Porti i Durrësit po përjeton një nga periudhat më intensive të këtij sezoni veror, me një fluks të lartë udhëtarësh dhe automjetesh që hyjnë...

Lajme të tjera

Web TV