Moti bën ndryshimin e menjëhershëm, çfarë ndodh me temperaturat sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në territorin shqiptar, duke sjellë gjatë paradites intervale të gjata me kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin tonë.

Por parashikohet që në pjesë e dytë të ditës të ketë shfaqje të vranësirave të pakta e kalimtare në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë përgjatë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 17°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Deri në orët e mesditës pothuajse e gjithë Kosova parashikohet të jetë nën dominimin e kthjellimeve, ku vranësira të pakta do të ketë në zonat Veriore të vendit. Ndërsa në pjesë e dytë të ditës parashikohet që i gjithë territori të ketë kalime të pakta vranësirash, ku pritet që më të fokusuara vranësirat të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Por nuk pritet të krijojnë mundësi për reshje në këto zona të Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV edhe gjatë ditës së enjte do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në pjesën e parë të ditës dhe në zonat perëndimore të MV. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të pakta vranësirash në të gjithë Maqedoninë, ku më të theksuara do të jenë në zonat Lindore.

Rajoni dhe Evropa

Gadishulli Skandinav dhe Evropa Lindore do të jenë nën ndikimin e ciklonit të Islandës, duke bërë që të kenë vranësira të dendura dhe reshje dëbore. Gjithashtu me vranësira dhe reshje shiu paraqiten Britania e Madhe dhe pothuajse e gjithë Qendra e kontinentit. Ndërsa Evropa Jugore parashikohet të jetë në pjesën më të madhe nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Jugperëndim të kontinentit Evropian.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV