Propaganda serbe/ Shtëpia e Verdhë ndalesë, trafikimi i organeve u krye në Fushë Krujë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka financiuar me mijëra euro një film-dokumentar i cili është publikuar në Radiotelevizionin e Serbisë. Aty flitet për “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Megjithatë, ky film-dokumentar ka kaluar në një nivel tjetër të propagandës. “Shtëpia e Verdhë” me të cilën është hartuar edhe raporti i Dick Martyt, në dokumentarin e ri, paraqitet si një ndalesë.

Kjo pasi në dokumentar propaganda shkon aq larg, sa thuhet se trafikimi i organeve është kryer në Fushë Krujë, afër aeroportit të Tiranës. Një pretendim krejtësisht i ri, pasi ishte vërtetuar edhe nga Task Forca Hetimore se nuk ka prova që është kryer trafikim organesh.

“Heqja e organeve është kryer në klinikën në Fushë Krujë, e cila ndodhet në afërsi të aeroportit të Tiranës. Shtëpia e Verdhë, e cila deri më tani është interpretuar gabimisht si shtëpi-klinikë, ishte vetëm një ndalesë në rrugën për në lokacionin përfundimtar ku u hoqën organet e disa serbëve të kapur”, thuhet në një artikull të publikuar nga RTS-ja ku flet për këtë dokumentar, transmeton gazeta Nacionale.

Dokumentari flet për një numër serbësh që janë të zhdukur, ku flasin familjarë të këtyre personave, por edhe Veljko Odaloviq, kryetar i Komisionit për të Pagjetur në Serbi.

Propaganda serbe përshkruan në detaje pretendimet e tyre të çuditshme si janë arrestuar serbët të cilëve më pas u janë marrë organet.

“Për të qenë sa më të padukshëm për mjedisin, ata zakonisht vendoseshin në grupe më të vogla prej pesë deri në dhjetë të burgosur. Ato mbaheshin në hambarë të shtëpive private, të cilat ndodheshin në shpatet e fshatit, të izoluara, larg rrugëve kryesore. Dëshmitarët pohojnë se serbët e kapur kanë punuar në pyje, duke prerë dru, duke bërë punë bujqësore”, thuhet më tutje.

“Jo të gjithë serbët që u dërguan në Shqipëri përfunduan si viktima të trafikut të organeve – disa, të cilët ishin të papërshtatshëm, u vranë në kampin ku punonin, disa, sipas deklaratave të dëshmitarëve të paraqitura në dokumentin e UNMIK-ut, u transferuan të vdekur nga Kosova në Shqipëri”, thuhet më tutje.

Lexo edhe :  Tërmeti me magnitudë 4.3 ballë godet qytetin e Bursës, lëkundjet ndihen edhe në Stamboll

Në pamjet e dokumentarit shihen aktorë serbë të veshur me uniforma të UÇK-së teksa ndalonin qytetarë serbë. Më pas shfaqen dy mjekë të veshur bukur, me të gjitha kushtet e nevojshme, teksa kryejnë një ndërhyrje të transplantimit të organeve.

Sipas dokumentarit i mbushur me propagandë, organet që trafikoheshin ishin veshkët pasi ishin më të qëndrueshme. Aty pasi kryhet ndërhyrja, shfaqet një person që i vendos këto organe në frigorifer dhe niset me një aeroplan për t’i dërguar në një destinacion të caktuar.

Një realitet krejtësisht i pavërtetë nëse krahasohet me kohën për të cilën flitet për vitet 1998-1999.

Autorja e dokumentarit është Slladana Zariq. Filmi është mbështetur nga Ministria e Brendshme e Serbisë. Kur u bë prezantimi i këtij dokumentari, ishin pothuajse e gjithë paria e liderëve institucionalë të Serbisë.

Në mesin e atyre që flasin është edhe një kolonel frances me emrin Jacques Haguar, i cili sipas RTS-së “pasi e pa çfarë po ndodhte, vendosi të largohej nga ushtria franceze”.

Ky nuk është dokumentari i parë me propagandë të Serbisë. Ngjashëm ishte realizuar edhe dokumentari për Reçakun e Betejën e Koshares.

Kujtojmë se pikërisht Gjykata Speciale në Hagë ishte krijuar me pretendimet e raportit të Dick Martyt për Shtëpinë e Verdhë. Megjithatë, këto pretendime nuk u vërtetuan asnjëherë, dhe në aktakuza nuk ka asnjë element të trafikimit të organeve.

Mungesa e provave ishte konfirmuar edhe nga shefi i Task Forcës Hetimore të EULEX-it, Clint Williamson, që kishte thënë se nuk është vërtetuar asnjëherë një pretendim i tillë.

Dick Marty së fundmi u bë lajm sërish. Ai u kërcënua me vrasje nga struktura të inteligjencës në Serbi, me qëllim për t’ia lënë fajin Kosovës pak ditë pas arrestimit të krerëve të UÇK-së./Nacionale

 

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV