Sot Kuvend, Tabaku thërret në interpelancë ministren e Ekonomisë (Rendi i ditës)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme, Kuvendi mblidhet për seancë plenare në orën 10:00. Në rendin e ditës parashikohet interpelanca me ministren e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj nga deputetja e PD Jorida Tabaku.

Po ashtu do të votohet projektligji i ‘Për tatimin mbi të ardhurat’ që lidhet me sistemin e tatimit të individëve dhe entiteteve ligjore në Shqipëri.

Në projektligjin e ri, të ardhurat personale të tatueshme janë klasifikuar në 3 kategori: të ardhura nga punësimi; të ardhura nga biznesi; të ardhura nga investimi.

Të ardhurat personale sipas 3 grupeve më sipër, janë parashikuar të tatohen: dy 4 grupet e para (të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi) sipas një sistemi progresiv. Konkretisht të ardhurat nga punësimi do të tatohen progresivisht me normat 13 % dhe 23%, ndërsa të ardhurat nga biznesi do të tatohen progresivisht me normat 15% dhe 23%. Ndërkohë, grupi i tretë (të ardhurat nga investimet apo kapitali pasiv) do të tatohen me normën tatimore 15% ndërkohë që dividentët tatohen me normën tatimore 8%.

Tatimi mbi të ardhurat e korporatës ka një normë tatimore prej 15%.

Të fundit

Kryetari i ri i PD, do dalin emra të tjerë! Berisha nuk ka shpëtim

Nga ARTUR AJAZI Tanimë Sali Berisha duhet të merret edhe me betejën mes njeri-tjetrit që kanë nisur kandidatët humbës dhe...

Sistem i ri zgjedhor? Shembulli i Kosovës tregon se tërhiqen figurat popullore

Pas zgjedhjeve të 11 majit, ndërkombëtarët u kërkuan qeverisë dhe opozitës të bëjnë një ndryshim total të sistemit zgjedhor dhe me shumë mundësi do...

Serbia: Do hetojmë akuzat nga Rusia se furnizuam Ukrainën me armë

Serbia dhe Rusia do ta kryejnë një hetim të përbashkët për atë se si municionet e prodhuara nga Serbia arritën në Ukrainë, tha presidenti...

Frrok Çupi: Kush do të shpëtojë nga Edi Rama?!

Në klasën e madhe të mexhlisit ngrihen duart: ‘Unë, zyshe!… Unë!… Unë!’. Bëhen disa njerëz të kësaj klase që duan të shpëtojnë nga Edi...

U qëllua në lëvizje, plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Durrës

Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri ka arritur të shkojë vetë deri...

Lajme të tjera

Web TV