‘The Guardian’: Putin planifikon të pushtojë botën përmes sulmeve kibernetike dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmet kibernetike dhe deinzformimi të lidhura me inteligjencën ruse janë gurët e fundit që Rusia po luaan për të zgjeruar sferën e sulmeve kundër Ukrainës, në një kohë kur lideri rus po përballet me presione nga Perëndimi për t’i dhënë fund luftës. Në një analizë të bërë nga prestigjoza britanike ‘The Guardian’, theksohet se sulmet kibernetie të Kremlinit do të nxjerrin në pah praktikat e errëta të presidentit rus.

Putin ka angazhuar inxhinierët e sigurisë kibernetike të Moskës për të zhvilluar veprime keqdashëse në internet që favorizojnë dezinformimin dhe zgjerojnë sferën e sulmeve kundër Ukrainës.

SHKRIMI I PLOTË:

Diku në periferitë verilindore të Moskës është një zyrë që mund të kalojë edhe pa u vënë re. Jashtë saj, tabela shkruan “Qendër Biznesi”, ku pranë saj janë rezidenca moderne dhe një varrezë e vjetër me përmendore lufte. Kjo është një zonë ku Pjetri i Madh, të cilin mediat e huaja e kanë krahasuar me Vladimir Putin në disa raste, dikur stërviti ushtrinë e tij të fuqishme.

Brenda ndërtesës gjashtëkatëshe, një gjeneratë e re po ndihmon operacionet ushtarake ruse. Armët e saj janë më të avancuara se ato të epokës së Pjetrit të Madh: jo pike dhe halberds, por mjete hakerimi dhe dezinformimi.

Inxhinierët e softuerit që qëndrojnë pas këtyre sistemeve janë punonjës të ‘NTC Vulkan’. Në sipërfaqe, duket si një konsulencë moderne për sigurinë kibernetike. Megjithatë, një rrjedhje e dosjeve sekrete nga kompania ka ekspozuar punën e saj në forcimin e aftësive të luftës kibernetike të Vladimir Putin.

Mijëra faqe dokumentesh sekrete zbulojnë se si inxhinierët e Vulkan kanë punuar për ushtrinë ruse dhe agjencitë e inteligjencës për të mbështetur operacionet e hakerëve, për të trajnuar operativët përpara sulmeve në infrastrukturën kombëtare, për përhapjen e dezinformatave dhe kontrollin e seksioneve të internetit.

Lexo edhe :  Trump provokon pas deklaratës së Mbretit, “nuk heq dorë” nga Kanadaja

Puna e kompanisë është e lidhur me shërbimin federal të sigurisë ose FSB, agjencia vendase e spiunazhit; divizionet operative dhe inteligjente të forcave të armatosura, të njohura si GOU dhe GRU; dhe SVR, organizata e jashtme e inteligjencës ruse.

Dokumentet e klasifikuara datojnë nga viti 2016 deri në vitin 2021dhe u zbuluan nga një sinjalizues që kundërshtoi luftën e Putinit kundër Ukrainës. Disa ditë pasi filloi pushtimi rus, në shkurt 2021, burimi iu drejtua gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung duke zbuluar se FSB qëndron pas projektit inxhinierik Vulkan.

“Njerëzit duhet të dinë rreziqet e këtij softueri. Për shkak të zhvillimeve në Ukrainë, vendosa të vazhdoj me zbulimet. Kompania po ndërmerr veprime dashakeqe në një kohë kur Rusia po bën gjëra tragjike në Ukrainë”, thotë informatori.

Rrjedhja përfshin email, dokumente të brendshme, plane projektesh dhe kontrata. Gjithashtu zbulohen informacione për operacionet kibernetike të Kremlinit, por nuk dihet nëse mjetet e ndërtuara nga ekipi Vulkan janë përdorur për sulme në Ukrainë apo gjetkë.

Megjithatë, hakerat rusë kanë sulmuar vazhdimisht faqet e internetit të Ukrainës, një taktikë që vazhdon ende. Që nga viti i kaluar, raketat ruse kanë goditur Kievin dhe qytete të tjera, duke shkaktuar dëme në objektet kritike.

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV