Veliaj: Nuk ka trafik në Tiranë, përveç ditëve me shi apo kur qytetarët shkojnë në punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj thotë se në Tiranë trafiku i makinave është normal, përveç ditëve me shi apo kur është orari që qytetarët shkojnë apo kthehen nga puna.

Gjatë një interviste për emisionin “Opinion”, Veliaj tha cilësia e ajrit në Tiranë është vlerësuar “i mirë” nga sateliti i BE.

Ai thotë se në qytetet e mëdha gjithmonë ka ngarkesë trafiku, teksa silli si shembuj disa nga kryeqytetet e vendeve të BE.

“Më rezulton që përveç të orës së pikut qartazi kur të gjithë shkojmë në punë apo kthehemi nga puna, ka një rrjedhshmëri normale. Ditët e shiut apo orët e pikut janë momente që në çdo qytet ka probleme të trafikut. Sot po të shikojmë në horizont, ka një rrjedhje të trafikut që nuk më duket dramatike. Por qyteti ka fituar një mushkri. Nëse sot hapim Il Meteo që tregon cilësinë e ajërit në qytet nga Koperniku që është sateliti i BE. Kjo ka qenë e kuqe, sot është mirë, ndërkohë që ka qenë keq apo shumë keq. Trafiku është një sfidë e jashtëzakonshme për çdo qytet të madh fjala vjen, nuk ka trafik në Janinë,por ka në Athinë, nuk ka në Bari, por ka në Romë dhe Milano dhe nuk ka trafik në Këlcyrë dhe në Has, por ka në Tiranë. Në Tiranë të regjistruar janë 180 mijë makina, ndërkohë bashkë me ato që vinë nga rrethet janë 250 mijë makina në të njëjtin qytet me akset që kemi trashëguar nga koha e Italisë. Ajo që më rezulton nëse në hyrje të Tiranës duheshin dy apo tre orë sot kalon për pak minuta”-tha Veliaj.

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

Lajme të tjera

Web TV