BE: Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat nuk ka afate kohore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për targat e makinave në nëntor të vitit të kaluar, nuk ka afate kohore apo afat skadimi, ka konfirmuar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano. Në një përgjigje me shkrim për media, Stano ka përsëritur se i dërguari i BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, i ka ftuar kryenegociatorët për një takim në Bruksel më 4 prill.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë në Bruksel, në takimin e 4 prillit do të diskutohet edhe për çështjen e targave. Ai ka thënë se në takim do të diskutohen të gjitha detajet e lidhura me zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve, për të cilën palët kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt në Bruksel

Ndërkohë, BE-ja pret që të dyja palët të vazhdojnë të kontribuojnë në atmosferën për normalizim, pajtim dhe zbatim të shpejtë të obligimeve. Po ashtu, palët janë zotuar që të përmbahen nga veprimet që do të shkonin në drejtim të kundërt”, ka thënë zëdhënësi i BE-së më 31 mars.

Më 23 nëntor të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për të tejkaluar krizën rreth targave të makinave. Deri atëherë, Kosova pati insistuar në riregjistrimin e të gjitha makinave me targave serbe në RKS – Republika e Kosovës. Mirëpo me marrëveshjen e nëntorit, Kosova është zotuar për heqje dorë nga masat ndëshkuese lidhur me targat, derisa Serbia është zotuar se nuk do të lëshojë më targa ilegale.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës nuk ka treguar se sa makina me targa të tilla janë riregjistruar në RKS. Vlerësohet se në veriun e Kosovës janë rreth 10.000 makina me targa të lëshuara nga Serbia./REL

Të fundit

Nuk ka vdekur demokracia, thjesht ka humbur Saliu

Nga Dritan Hila Asgjë që nuk pritej: Sali Berisha nuk njohu zgjedhjet dhe nisi avazin që ka bërë gjithmonë. E...

Braçe drejt mandatit në Tiranë: Faleminderit, por nuk ka mbaruar gjë akoma

Ndërkohë që procesi i numërimit të votave në Tiranë vijon për kandidatët dhe ende mbeten shumë kuti për t’u hapur, Erion Braçe ka reaguar...

Tiranë/ Mori peng 29-vjeçaren dhe e kërcënoi, arrestohet autori

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi mori peng një vajzë 29-vjeçare. Jurgen Shima banues në Lushnjë dyshohet se e ka...

Fajin e ka Rama!

Bledi Lumani Shumë gazetarë pranë Berishës, ashtu si edhe në rastet e tjera, kanë nxituar që ta gjejnë fajin tek Edi Rama, për humbjen në...

Vota preferenciale! PS rekord në Fier, Zegjine Çaushi ndër fituesit e listës së hapur

Vijon numërimi i votave preferenciale në Patos dhe Fier, ndërsa ka përfunduar në bashkinë Roskovec ku kryeson Ilirjan Musko. Ndërkohë në Mallakastër me një...

Lajme të tjera

Web TV