Krim i rëndë në familjen shqiptare në Itali/ Burri vret me thikë gruan

Një 56-vjeçare shqiptare ne Itali është vrarë nga bashkëshorti i saj.

Mediat italiane raportojnë se Zenepe Uruçi ka tentuar t’i kërkojë ndihmë djalit të saj para se të qëllohej për vdekje nga bashkëshorti i saj, Xhafer Uruçi.

Tragjedia ka ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së djeshme. Ndërkohë, 62-vjeçari dyshohet se e ka goditur atë disa herë me thikë në shtëpinë e tyre në Borgo Rivo.

Viktima sapo kishte nisur sulmi nga burri i saj i kishte dërguar një mesazh zanor të birit ku i tregonte se; ‘babai më lëndon’

Xhafer Uruçi Zenepe Uruçi

Me të marrë vesh lajmin, i biri nxitoi në banesën e prindërve, ku gjeti dhe nënën e vrarë. Policia po heton ngjarjen e rëndë, ndërkohë 62-vjeçari është dërguar në paraburgim.