Tragjike/ 5-vjeçari vret me armë zjarri vëllain e tij 16-muajsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një foshnjë 16-muajsh ka vdekur pasi është qëlluar me armë nga vëllai i tij 5-vjeçar  brenda një apartamenti në Lafayette, Indiana, SHBA. Incidenti u bë i ditur nga policia të enjten, ndërsa tragjeditë me përdorimin e armëve në SHBA janë tashmë me dhjetëra gjatë 2023, në SHBA.

Autoritetet thanë se u lajmëruan nga një kalimtar për të shtënat në një apartament në Lafayette, gati 100 kilometra në veri të Indianapolis; kur oficerët arritën në apartament, ata gjetën një fëmijë të vdekur.

Deri më tani në vitin 2023, ka pasur më shumë se 60 raste në të cilat fëmijët janë qëlluar pa dashje, duke rezultuar në 25 viktima dhe 39 të plagosur në SHBA, sipas shifrave nga organizata joqeveritare Everytoën for Gun Safety.

Ka rreth 400 milionë armë në SHBA, të cilat shkaktuan më shumë se 45,000  viktima në vitin 2020, vrasje, aksidente dhe vetëvrasje, sipas të dhënave më të fundit nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Ndërsa këtë vit, për herë të parë, armët janë shkaku kryesor i vdekjeve për të rinjtë e moshave 1 deri në 19 vjeç, me 4,368 viktima.

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV