“Vjosa Park Kombëtar”, Shqipëria merr statusin e vendit të gjelbërt europian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshimet klimatike i kanë futur vendet europiane në një lloj të ri rivaliteti pozitiv me njëri-tjetrin. Në garën për të arritur emetimet neto zero dhe për të rigjallëruar ekosistemet e varfëruara, fitorja e çdo kombi është një fitore për të gjithë ne.

Por shembujt më pozitivë në kontinent mund të na ndihmojnë për të frymëzuar dhe vënë në presion politikanët që të ndjekin të njejtin shembull. Sigurisht që nuk është një fushë loje e barabartë, pasi çdo vend ka burimet e veta natyrore unike.

Si dhe kontekstin e tij të veçantë politik dhe ekonomik që mund të ndihmojë ose pengojë veprimet për krizën e klimës. Këtë muaj, ne po festojmë me një vend europian që ka bërë gjënë e duhur për një nga veçoritë e tij më të çmuara natyrore: Shqipërinë!

Shqipëria mbrojti një nga lumenjtë e egër të Evropës

Më 15 mars, qeveria shqiptare e shpalli lumin Vjosa një park kombëtar, duke e ruajtur atë për brezat që do të vijnë. Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës. I shtrirë nga shpatet e maleve të Pindit të Greqisë deri në bregdetin Adriatik të Shqipërisë, ky është i pari ‘park kombëtar i lumit të egër’ në kontinent.

Ndoshta Shqipëria nuk ka fuqinë për të ndryshuar botën, por mund të krijojë modele të suksesshme të mbrojtjes së biodiversitetit dhe pasurive natyrore”, tha Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

“Qeveria shqiptare ka marrë vendimin e guximshëm për të krijuar një Park Kombëtar prej 12,727 hektarësh, duke përfshirë edhe Vjosën 190 kilometra të gjatë, ku mbi 60,000 njerëz kanë jetuar prej shekujsh.

Statusi i një parkut të mbrojtur është një mburojë për mbi 1000 specie që jetojnë në lumë dhe zonat përreth tij, nga shkaba e rrallë dhe ngjalat , tek lundërza dhe rrëqebulli i Ballkanit.

Lexo edhe :  Nisin hetimet për Flamur Nokën, SPAK merr materialet proceduriale kundër tij

Pas vitesh fushate nga koalicioni “Save the Blue Heart of Europe”, asnjë digë, nxjerrja e zhavorrit apo aktivitete të tjera të dëmshme nuk lejohen tani në brigjet e tij.

Fuqia e njerëzve ka qenë gjithashtu një pjesë e madhe e kësaj historie dhe ka treguar anë pozitive.

Çfarë projektesh të tjera për mjedisin ka Shqipëria?

Prodhimi i energjisë në Shqipëri është tashmë 100 për qind i rinovueshëm, por vendi po punon për të diversifikuar burimet e tij pasi mbështetja te uji varet shumë nga klima.

“Ne kemi një strategji afatgjatë dhe një plan veprimi për të rritur kapacitetin e gjenerimit të burimeve të rinovueshme të energjisë duke ndërtuar termocentrale diellorë dhe me erë,” tha Mirela Kumbaro Furxhi.

Shqipëria rishikoi gjithashtu angazhimin e saj të Kontributit  Kombëtar  të Pikësynuar (NDC) me një ambicie për të reduktuar emetimet e saj tashmë të ulëta të gazeve serrë me 20.9 për qind deri në vitin 2030, raporton abcnews.al.

Vendi kërkon të zhvillojë industrinë e tij të turizmit.

“Shqipëria është një vend i vogël që nuk mund ta ndryshojë botën, por ne mund të krijojmë modele”, tha ministrja.

“Vitin e kaluar kur hyri në fuqi ligji që ndalon prodhimin, importin dhe tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, ne ishim të parët në Ballkan që e bëmë këtë.

“Për botën e madhe, këto mund të jenë ndryshime të vogla, por për ne këto janë revolucione të vërteta.”

Qeveria shqiptare është kritikuar gjithashtu për vendosmërinë e saj për të ndërtuar një aeroport të ri, më i madhi ende në vend pranë lagunës Vjosa-Narta, një vend i shenjtë për zogjtë duke përfshirë flamingot dhe pelikanët.

Të fundit

Trump shprehet gati të marrë pjesë në bisedimet Rusi-Ukrainë, joshje për Putinin?

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur sërish gatishmëri për t’u ndaluar në Turqi gjatë turneut të...

Gazment Bardhi reagon pas disfatës në Fier: Mirënjohje, jam shumë i lumtur!

Drejtusi politik i qarkut të Fierit, Gazment Bardhi ka mbërritur në selinë blu sëbashku me drejtuesin politik të qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj ku...

Rama përgëzon partitë e reja: Uroj të mos bën si opozita e vjetër

Edi Rama ka mbajtur sot fjalimin e tij të parë pas fitimit të një mandati të katërt për të qeverisur vendin, fitore me një...

Ford po tërheq 270.000 makina nga Amerika, probleme me sistemin e frenimit

Ford Motor po tërheq 273,789 automjete në Shtetet e Bashkuara pasi humbja e funksionit të frenave mund të rrisë rrezikun e një aksidenti, tha...

Gjykata e Lartë rrëzon SPAK-un: Elton Qyno nuk ka kryer vepër penale

Masa e sigurisë "Detyrim paraqitje" që SPAK vendosi ndaj gazetarit Elton Qyno është shfuqizuar nga Gjykata e Lartë. Treshja e gjyqtarëve Medi Bici, Ilir...

Lajme të tjera

Web TV