Plator Nesturi
Nga 61 bashki të vendit, PD-ja zyrtare me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj, doli fillimisht me 16 kandidatë ku 6 prej tyre dhanë dorëheqjen. Gjithashtu ka largime të shumta edhe nga kandidatët e këshillave bashkiake dhe problem serioz për të gjetur komisionerë në qendrat e votimit dhe të numërimit. Përse kjo situatë brenda partisë së drejtuar nga Alibeaj dhe a e përligj gjendja e deritanishme “luftën e madhe” për të mbajtur vulën dhe logon?
Forma e paraqitjes paralektorale e PD duket shumë paradoksale. Mangësitë e tanishme, si për çështjen e kandidatëve në garë ashtu dhe për listat e këshulltarëve duket se vijnë si faturë e shtuar nga gabimet që kanë bërë në gjithë këto kohë. Së pari, pjesa e Alibeajt dhe shumicës dërmuese të deputetëve kanë patur një mangësi të theksuar të aksionit politik. Nuk mund të mbetesh faktor politik vetëm për faktin se përbën shumicën e grupit parlamentar. Nëse pret me plogështi se çfarë do të ndodhë, atëherë i ke dhënë avantazh rivalëve të grupimit tjetër të cilët kanë vijuar të marrin gradualisht terren në anëtarësis por dhe në elektorat. Gjithashtu mungesa e aksionit politik bën që të shkëputesh apo të kesh lidhje aspak solide me mbështetësit e ty dhe të cilët do ti kesh aktivistët kryesorë në fushata elektorale. Përtej kësaj, përveç mungesës së aksionit politik, duket se dhe kjo PD e mbetur nuk është shëruar nga sëmundjet e vjetra të çka ndodhte më parë në selinë blu. Grupi i Alibeajt po vuan dhe një mungesë besueshmërie dhe për shkak të vendimeve se si po i merr. Duke u trajtuar në një rreth të ngushtë, në kryesinë e tyre, dhe pa një shtrirje më të gjerë të vendim marrjes, është e kuptueshme që të krijohen gropa të tjera e kundërshti në marrëdhëniet me mbështetësit, kandidatët e anëtarësinë. Të mos hapesh në vendimarrje, kur kjo ka qenë dhe një nga arësyet e dështimit të mëparshëm të PD-së në çdo beteje elektorale, kjo të çon në vetëvrasje, pasi në një garë të tillë mbytëse që po ndodh midis dy grupimeve, të ardhme do të ketë kush është më dinamik dhe luan më me vendosmëri. Pavarësisht të metave dhe inkoherencës se si po luajnë krerët aktualë të PD, gjthësesi kjo parti mbetet një faktor elektoral. Kjo nuk shihet vetëm në sondazhe por dhe në realitet ndihet që megjithë përgjumjen, ka ende votues që do të ta çojnë votën sërish tek simbolet e vjetra, por dhe si një kundërvënie ndaj Berishës që shumë prej tyre e shohin si faktori kryesor që PD është e ndarë sot.
Tërheqja e kandidatëve të PD-së shkon në favor të kandidatëve të Rithemelimit të Berishës që janë në koalicionin “Bashkë Fitojmë” që drejtohet nga Meta, apo është një çorientim i plotë nga votuesit e djathtë, duke përfituar mazhoranca?
Dobësia e njërit kah, mund të çojë ujë në interes të kahut tjetër që rivalizon për PD. Kjo mbetet normë, por nuk dihet ende se sa do të përfitojë krahu tjetër. Ka shumë faktorë që ndikojnë për këtë. Mendoj se pjesa më e heshtur e anëtarësisë së PD-së, janë ata që më se paku nuk mund ta çojnë votën drejt Berishës, jo vetëm se e shohin si shkaktarin e madh të ndarjes së PD për hir të çështjes non grata e të interest të tij për ta patur partinë si mburojë, por dhe për më shumë se kaq. Për shumë demokratë është e qartë se sado Berisha mbetet i fortë brenda anëtarësisë, nuk mund të shpresojnë se nën drejtimin e tij PD ka të ardhme, se mund të frymëzojë në elektorat dhe se mund të shndërrohet në alternativë qeverisëse. Kjo nuk është një garë se kush është më i fortë, Berisha apo Alibeaj. Kush mendon përtej dashurisë për liderin, di të gjykojë se dhe çfarë i duhet PD-së për të qenë një forcë dinamike e që të përballet si e barabartë me maxhorancën. Dhe kjo nuk mund të bëhet kur elektoratit i serviret e njëta pjatë e ftohur dhe e prishur, e servirur prej 30 vjetësh, që janë Berisha dhe Meta. Opozitës që të frymëzojë, i duhet mendësi e re, imazhe të reja dhe një shprehëse e interesave direkte të qytetarëve duke paraqitur program dhe platforma joshëse. Ky lidership që është kalcifikuar në 30 vita, i ka humbur këto lidhje dhe aq lart sa janë ngritur, nuk mund të kenë lidhje me ralitetin e përditshëm që jetojnë shqiptarët. Mund të kenë njohuri me realitetin e oligarkëve, por me atë të qytetarit të thjeshtë, vështirë se mund të besohet. Një element tjetër, që pak preket, është dhe si perceptohet ish LSI në mendësinë e anëtarësisë së PD. Është e vështirë për shumë demokratë që votën e tyre për Rithemelimin tia besojnë PL, dhe ku kandidatët e primareve nuk ekzistojnë si një realitet i dalë nga anëtarësia e saj.
PS vendosi të rikandidojë 45 nga 61 kryebashkiakë, ndërsa PD e Berishës pasi kaloi primaret duket se ka synuar të nxjerrë figura të cilët gëzojnë popullaritet tek qytetarët në njësitë përkatëse. “Kokë më kokë” në bashkitë kryesore, kandidatët e Rithemeilit të Berishës duket se janë në “avatazh” si individë, por në sondazhe përsëri rezultojnë humbës. A tregon kjo që zgjedhjet lokale janë shëmbëlltyrë e atyre politike ku nuk përzgjidhet individi, por subjekti politik që përfaqësojnë?
Fakti që PS nuk ka bërë ndonjë ndryshim të madh në kandidaturat e veta për kryetarë bashkie, është një tregues se sa përpara e ndjejnë veten krahasuar me kundërshatrët. Në një garë ku ka rivalitet, vetë kandidaturat do të kalonin në një sitë më të hollë dhe ku beteja nga një garë midis subjekteve politike, do të ish një garë dhe midis vetë kandidatëve si individë, dhe se kush prej tyre do të ish më i pëlqyeshëm nga komuniteti. Por diferenca midis maxhorancës dhe opozitës është aq e madhe në këtë nisje fushate saqë e bën një realitet që pritet veç të konfirmohet në 14 maj. Veçanti mund të përbëjnë disa bashki të caktuara, ku ndërthuret si mbështetja e dikurshme që kanë patur për PD, apo dhe personazhe nga opozita që mund ti japin vlerë garës. Gjithësesi, nuk më duket me vend çka thoni se si individë, kandidatët e opozitës janë më të avantazhuar. Të dyja palët kanë personazhe me vlerë, sidomos për komunitetet ku garojnë. Por si duket, në këto zgjedhje do të ketë sërish vlerë flamuri partiak, pra forca politike që përfaqësojnë. Dhe gjendja dëshpëruese në të cilën ndodhet opozita duket si faktori kryesor që fitorja ka zgjedhur pa droje sërish krahun e maxhorancës.
Ditët e fundit ka edhe një debat në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama se qeveria do të japë 5 mijë lekë të reja shpërblim për të gjithë pensionistët në muajin prill. Opozita pretendon se kjo është në shkelje të ligjit zgjedhor, por edhe si formë për të “blerë vota”. Gjithashtu edhe Komisoneri Shtetëror Zgjedhor Celibashi ka lënë të kuptohet se mund të jetë vendim në kundërshtim me ligjin. Ju si e kumentoni
Janë disa nisma që po ndërmerr qeveria, duke nisur që nga rritja e pagave deri në fund të këtij viti, rritje me dy faza por dhe që është e konsiderueshme. Dhe deri te shpërblimi për pensionistët që nuk janë të përfshirë në skemën e re të pagave. Si rregull edhe ata duhet të përfitojnë diçka nga kjo reformë. Ndaj nëse nuk është shkelje e ligjit zgjedhor skema e re e pagave, atëhere as çka përfshin pensionistët nuk mund të konsiderohet shkelje. Për më tepër për nivelin e pensioneve të shqiptarëve të moshes së tretë, çdo nismë do të ish e shumëpritur. Në të tilla kushte, këto akuza të opozitës me qëllim bllokimin e përfitimit të pensionistëve, mund ti kthehet në boomerang e që do të sillte një abandonim masiv të votës së moshës së tretë për zgjedhjet vendore të 14 majit.