E papritur/ Olta Gixhari largohet nga BBVIP, Luizi: S’ka kuptim pa ty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja, Olta Gixhari ka lënë përfundimisht shtëpinë e Big Brother Vip. Gjatë Prime-it të sotëm ajo është shprehur se ka kohë që ka marrë këtë vendim dhe nuk mund të përballojë më mallin për djalin.

“Hyra këtu që të luaj, që të bëj historinë time, të krijojë kujtimet më të bukura të jetës sime dhe mendoj që ja dola. Amari është i imi, unë e di se sa e dua, se sa më mungon. Në këto momente jam e djegur nga malli për të. Është një nga vendimet më të vështira”, tha Olta.

Nga kjo dalje banorët u habitën pasi nuk e prisnin, ndërsa Luizi i kërkoi të mos largohej: “Rri moj burrneshë, nuk ke pse ikën, loja ime pa ty nuk ka kuptim”

“Kam zgjedhur të jem e fortë e të dukem e hekurt pa emocione sepse nëse do të lëshoja veten do të tregoja gjithë botën time emocionale, këtë lojë duhet ta kisha lënë me kohë. Unë them që e kam fituar Big Brotherin tim. Para se të hyja këtu mendova se nëse do të rezistoja një muaj do e kisha fitore. Kam kaluar shumë emocione të forta këtu kam qarë fshehurazi. Unë e kam ndarë këtë vendim herë pas here me banorët, pjesën e prindit më shumë e kam ndarë me Qetsorit, më dëgjonte shumë e më kuptonte, ndihesha shumë ngrohtë aty, ardhja e Qetsorit më ka bërë një kthesë shumë të madhe emocionale të tyren. Zgjodha ta bëj këtë se hyra këtu brenda që të luaj e të bëj historinë time e të krijoj kujtimet më të bukura të jetës time e mendoj që ja dola. Siç e thashë dhe në video, Amari është i imi e di se sa e dua e sa më mungon, në këto momente jam e djegur nga malli për të, nuk ka finale në botë që ma zëvendëson e më bën të kthehem pas. Nuk është e lehtë ka qenë një nga vendimet më të vështira të jetës time”, ka thënë Olta.

Të fundit

Milan dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e bujshëm

Mediat italiane raportojnë se Milan dhe Juventus po diskutojnë për një shkëmbim të bujshëm mes tyre, që do t’i...

Zv/kryeminstri i Malit të Zi kërcënon Presidentin

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj ka kërcënuar presidentin Jakov Milatoviç, pasi ky i fundit nuk dekretoi ligjin për tatimin mbi pasurinë e...

“Ma këpute shpirtin”, fjalët e babait për 21-vjeçarin që humbi jetën në Itali

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën teksa ishte në vendin e...

Plagosja te Fresku, i riu vrapon me armë në dorë pas atentatit

Ky është momenti kur Klejvis Caka, 26 vjeç largohet me vrap pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut...

Zelensky: Po punojmë për një takim të ri me Moskën

Ndërsa konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë vazhdon të përshkallëzohet, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në një postim në Telegram se janë duke punuar për...

Lajme të tjera

Web TV