Dita Botërore e Autizmit/ Manastirliu: Rrisim 30% financimin për Fondin Social

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Ditën Botërore të Autizmit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu së bashku me Ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Kryetarin e Bashkisë Gjirokastër kanë inspektuar Qendrën Sociale në Gjirokastër, krijuar nëpërmjet mekanizmit të Fondit Social, për mbështetjen dhe trajtimin e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik.

“Dita Botërore e Autizmit na bën të reflektojmë për atë që ne duhet të bëjmë për fëmijët që vuajnë nga çrregullimet e spektrit autik dhe për të siguruar kushte më të mira të shërbimeve sociale dhe shëndetësore për ta.

Modeli që ne kemi krijuar nëpërmjet mekanizmit të Fondit Social, edhe këtu në Gjirokastër, një model i një qendre me shërbime socio-shëndetësore, që ofron përkujdes për 66 fëmijë me çrregullime të spektrit autik, është një model, i cili po replikohet edhe në qytete të tjera”, tha Manastirliu.

Nga Gjirokastra, Ministrja Manastirliu apeloi bashkitë për t’u angazhuar për zgjerimin e shërbimeve sociale, teksa tha se financimi i Fondit Social do të rritet.

“Nëpërmjet Fondit Social kemi ngritur 40 qendra dhe shërbime sociale në të gjithë bashkitë dhe qarqet e vendit, duke siguruar që më shumë se 11 mijë përfitues të marrin shërbime ditore dhe rezidenciale.

Për vitet në vazhdim është garantuar rritja me 30% e Fondit Social, ndaj bashkitë janë të ftuara që të aplikojnë tek Fondi Social, në këtë mekanizëm që garanton zgjerimin e shërbimeve sociale në territor, rritje të kapaciteteve të shërbimeve ekzistuese dhe më shumë shërbime për kategoritë e veçanta, sikurse janë edhe fëmijët të cilët janë prekur me çrregullime të spektrit autik”, tha Manastirliu.

Duke ju referuar vendimit më të fundit të qeverisë, Ministrja Manastirliu foli për financimin e ndërmarrjeve sociale, si një mekanizëm për riintegrimin e individëve më në nevojë.

Lexo edhe :  Problemet e shëndetit mendor, pse çrregullimet bipolare përkeqësohen në pranverë

“Nëpërmjet një tjetër hapësire, sikurse janë ndërmarrjet sociale, që janë një tjetër mekanizëm që ne duam që të jetësojmë duke filluar nga 2023-shi dhe që garantojnë më shumë gjithëpërfshirje  dhe integrim në tregun e punës për ata të cilët kanë më shumë nevojë, duke garantuar që organizata jo fitimprurëse të ndërtojnë ndërmarrje sociale, ku të punësojnë ata që kanë më shumë nevojë, si persona me aftësi ndryshe apo anëtarë të skemës së ndihmës ekonomike që janë në moshë pune dhe që kanë mundësi të riintegrohen në jetën sociale por dhe në atë  ekonomike”, u shpreh Manastirliu.

Me reformën e aftësisë së kufizuar, për herë të parë garantohet pagesa edhe për fëmijët 0-2 vjeç, më herët të papërfshirë në skemën e pagesave të aftësisë së kufizuar.

Një tjetër aspekt i vlerësimit bio-psiko-social është edhe adresimi i nevojave dhe ofrimi i shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar, duke përfshirë edhe fëmijët e spektrit autik.

Janë më shumë se 2000 fëmijët të spektrit autik të cilët mbështeten nëpërmjet pagesave, edhe për kujdestarët e tyre.

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV