Roma mposht me lehtësi Sampdorian dhe futet në zonën Champions të Serie A

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma mposht Sampdorian dhe barazon me pikë Interin (50), me shpresën që Milani nuk do të mund të marrë më shumë se një pikë në stadiumin “Maradona”.

Skuadra verdhekuqe triumfoi 3-0 (shënoi holandezi Wijnaldum në minutën e 57-të, Dybala me 11-metërsh në 88′ dhe El Shaarawy në shtesë), për të “harruar” dy humbjet e fundit me Sassuolon dhe Lazion. Kujtojmë që nga minuta e 49-të skuadra gjenoveze luajti me një lojtar më pak pas së dytës së verdhë të Murillos.

Një krosim perfekt i Maticit gjeti pikërisht kokën e mesfushorit, që iu “vodh” mbrojtjes pas shpinë, në shtyllën e dytë, duke realizuar një gol me shumë vlerë .

Dy minuta para fundit të kohës së rregullt, Dybala u tregua i saktë nga pika e bardhë për të vulosur fitoren me shifrat 2-0.

Në shtesë pati kohë edhe për një gol të tretë, që mban firmën e El Shaarawy-t.

Nuk ishte i grumbulluar nga Mourinho për këtë takim mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla, për shkak të kartonit të kuq që mori në ndeshjen me Sassuolon.

Të fundit

Zbulohet dhurata që Jeff Bezos i dhuroi partneres në ‘dasmën e shekullit’

Jeff Bezos i ka dhuruar së fejuarës së tij, Lauren Sánchez, një gjerdan me vlerë nga 3 deri në...

Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Deputeti i Partisë Demokratike, Dash Sula, ka komentuar procesin e rinumërimit të votave duke thënë se selia blu tentoi të bëjë pis procesin. Sipas Sulës,...

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai "pa dyshim" do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit nëse Teherani do të vazhdonte...

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Agjencia për Mbrojtje Civile në Gazë tha se forcat izraelite kanë vrarë të paktën 62 persona më 27 qershor, përfshirë dhjetë persona që ishin...

‘Tirana Fest’ ndez atmosferën te sheshi ‘Skënderbej’, koncerte dhe sporte ekstreme

Atmosfera në zemër të kryeqytetit po “ndizet” nga Tirana Fest 2025, një festival dyditor FALAS për të gjithë familjen, që po zhvillohet në...

Lajme të tjera

Web TV