Sekretari i Përgjithshëm i OBT: Hera e parë që vij në Tiranë, më ka lënë mbresa mikpritja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili u shpreh se mikpritja i ka lënë shumë mbresa gjatë qëndrimit të tij në Tiranë.

Pololikashvili: Është një nder që gjendem këtu në këtë festë kaq të rëndësishme, është hera e parë që zhvillojmë një takim të nivelit të lartë dua të falënderoj të gjithë krerët e shtetit, që kanë ardhur nga gjithë rajoni dhe bota.

Është hera e parë që jam në Tiranë dhe më ka lënë shumë mbresë mikpritja që ditën e parë. Patëm një takim mjaft interesant këtë pasdite.

Një ditë do ata festojmë të gjithë së bashku hyrjen e Shqipërisë në BE. Ajo çfarë ju po bëni, është diçka që ndihmon në zhvillimin e turizmit në rajon, sa më shumë kilometra do të ndërtoni për të lidhur vendet fqinje aq më shumë fqinj do krijoni. Në vitin 2022 ishin 900 milionë turistë, 600 milionë ishin në Evropë.

Gjatë 3 viteve të fundit Organizata Botërore e Turizmit duhet të përmbushë përgjegjësitë e aksionit të klimës, sektori ynë ka bërë shumë progres, që të ketë zhvillim duhen njerëzit dhe investimet,  se pa njerëzit e duhur dhe investimet e përshtatshme planet tona nuk do të nisin të zbatohen.

Festa që po zhvillohet po vjen në një kohë të përkryer, vitin tjetër mund të kemi një forum investimesh në Tiranë për të vijuar takime të rëndësishme, mendoj që vjen në kohën e duhur, Shqipëria duhet të mbështetet në turizmin, e do rritet, pa njerëzit e duhur nuk do realizojmë planet tona. Vitin e kaluar kemi punuar për të theksuar rolin e të rinjve, duke realizuar forumin global në Itali.

Ne mbetemi të gatshëm të kontribuojmë me aktivitete të përbashkëta. Turizmi është shtyllë kyçe e çuarjes para të agjendës së gjelbër.

Konventa Ndërkombëtare e Turizmit po mbahet sot për herë të parë në Ballkan. Pjesëmarrës nga 38 vende të botës janë pjesë e një platforme diskutimi tre-ditore si një promovim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë.

Të fundit

Ndërtimi i urës më të gjatë në botë midis Siçilisë dhe Italisë, mijëra protestues kundër

Mijëra qytetarë marshuan në Siçili për të protestuar kundër planit të qeverisë italiane për të ndërtuar një urë që...

Zjarr pranë stacionit të ujësjellësit në Gjirokastër, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një zjarr ka rënë sot pranë stacionit të shpërndarjes së ujit të pijshëm për Gjirokastrën. Fatmirësisht pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës flakët u shuan duke...

Një romancë e re në horizont?/ Ish-banorja e BBV 4 e zbulon për herë të parë

Ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Rizarta Hoxha, ka zbuluar gjatë një interviste për “Pushime On Top” një sekret nga jeta...

Pse SHBA nuk do ta arrestojë Putinin javën tjetër pavarësisht urdhërarrestit?

Kur presidenti rus Vladimir Putin udhëton për në Alaska javën e ardhshme për t’u takuar me presidentin amerikan Donald Trump, ai do të jetë...

Lindja e Mesme: Thesaret kulturore në rrezik nga konfliktet

Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM), me bazë në Paris, shpërndau një deklaratë pas lëshimit të raketave të para mes Iranit dhe Izraelit në luftimet...

Lajme të tjera

Web TV