Komisioni i Disiplinës/ Përjashtohet ekipi i kategorisë së parë dhe rrëzohet në të dytën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka nxjerrë vendimet e marra për shkeljet e javës së fundit.

Aktet e dhunës të ndodhura në ndeshjen e Tërbunit, kanë bërë që ky klub të dënohet me përjashtim për pjesën e mbetur të sezonit dhe zbritjen në një kategori më të ulët si dhe me 300 mijë lekë gjobë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës në FSHF:

  1. FK Tërbuni, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 30/1, 30/4/a, 31, 39/1, 65/1 dhe 65/3/c të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Turbina dhe dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Sipas nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%. Në zbatim të Neneve 27, 28, 63, 64/2, 65/4/d dhe 114/2 të KDS, FK Tërbuni përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2022-2023 dhe zbritet në një kategori më të ulët.
  1. Lojtari i KF ADA, Jonuz Meta, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i KF Devolli, Mateo Pere, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Zyrtari i KF Devolli, Egli Malesia, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i Laberia FC, Alvi Ahmetaj, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Zyrtari i Laberia FC, Dritan Resuli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Laberia FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  7. Lojtari i KF Butrinti, Erald Husi, për sjellje josportive ndaj zyrtareve te ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
  8. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Albjon Hasanaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i Flamurtari FC U-14, Markelio Vasku, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Lojtari i FC Internacional Tirana U-14, Olti Shehu, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Zyrtari i FC Internacional Tirana U-14, Erald Pustina, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  12. Lojtari i KF Skënderbeu U-19, Rei Dalipi, për sjellje josportive ndaj kundershtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. FK Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Abissnet Superiore U-21, kundër KF Vllaznia U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV