Lajmet mbi largimin nga PSG, reagojnë përfaqësuesit e Messit: “Gjithçka është Fake News”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ardhmja e Lionel Messit është më shumë se kurrë në diskutim. Kontrata e argjentinasit me Paris Saint-Germain mbyllet në fundin e këtij sezoni dhe në horizont janë shumë klube që pretendojnë shërbimet e Kampionit të Botës. Nga Barcelona që mendon për rikthimin e Messit në Camp Nou, për të vijuar me Amerikën dhe Arabinë Saudite që ëndërrojnë të shijojnë nga pranë magjinë e “pleshtit”.

Së fundmi, ajo që ndezi edhe më shumë merkaton ishte prestigjiozja L’Equipe e cila shprehej e sigurt se Messi do të transferohej te Al-Hilal në Arabinë Saudite për të përfituar nga një kontratë me vlerë prej 350 milionë paund. Por, nisur nga ky lajm, reaguan menjëherë edhe përfaqësuesit e Messit të cilët për Le Parisien theksojnë se gjithçka është një “Fake News”, i iniciuar enkas në dëm të 35-vjeçarit.

“Na vjen çudi kur shohim se PSG i ka vendosur kusht Messit që të ulë pagën pasi përndryshe nuk i ofron rinovimin. Nuk duam të bëhemi pjesë e kësaj loje, këto “Fake News” nuk i bëjnë mirë Messit, por ndoshta ky është edhe qëllimi i atyre që publikojnë të tilla informacione.

Nuk duam të bëjmë më shumë deklarata, por sigurojmë se Messi dhe PSG janë në bisedime. Leo kërkon të qëndrojë në Francë te PSG, ashtu siç do edhe trajneri Galtier”, u shprehën të përfaqësuarit e Messit.

Të fundit

Lanë Romën për Shqipërinë, çifti italian në Lezhë! “Kemi gjetur qetësi”

Franko dhe Maria erdhën në Shqipëri si turistë, por prej tre vjetësh ata jetojnë në Lezhë. Çifti italian...

Linja Tiranë-Rinas, drejt aeroportit me tren për vetëm 20 minuta

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, ndërsa detajet e fundit të...

Alarm nga Kreshnik Spahiu: “Lapaj dhe Shehaj do shuhen si LSI dhe PDIU”

Juristi Kreshnik Spahiu, një koment e pati edhe për partitë e reja në zgjedhjet e 11 majit. Ai tha se ato duhet që të...

Veliaj uron 1 Qershorin: Nuk kemi rreshtur së punuari për fëmijët tanë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar festën e 1 Qershorit për gjithë fëmijët. “Si sot, 9 vjet më parë, këndi i...

Sfida me Serbinë, Taulant Balla i “bashkohet” Kombëtares kuqezi

Të shtunën në orën 20:45, Kombëtarja shqiptare do të dalë në fushën e lojës për t’u përballur me Serbinë. Djemtë kuqezi do të kërkojnë...

Lajme të tjera

Web TV