Krasniqi: Absurde akuzat për përndjekjen e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjyqi në Hagë

Jakup Krasniqi mbrojti pafajësinë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë. “Kam jetuar një jetë me dinjitet dhe dua të vdes me dinjitet”. Në Gjykatën e Posaçme të Kosovës me seli në Hagë, përfundoi të mërkurën paraqitja e fjalës hapëse të prokurorisë dhe avokatëve të ish zyrtarëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Me kravatën e stolisur me simbolet e flamurit kombëtar me shqiponjën dykrenare dhe ngjyrën e kuqe, shpesh mjaft emocional, rrëfeu absurditetin e aktakuzës së ngritur ndaj tij nga Prokuroria Speciale. Jakup Krasniqi, i cili gjatë luftës në Kosovës shërbeu si zëdhënës i kryengritësve shqiptarë që luftonin për pavarësi nga Serbia, hodhi poshtë pretendimet e prokurorisë së posaçme e cila e akuzon atë si dhe tre zyrtarët e tjerë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin për veprat penale, përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave. Prokuroria pretendon se shumica e viktimave, rreth 100 syresh, ishin shqiptarë dhe se veprimet e të akuzuarve synonin forcimin e pushtetit ndaj atyre që hamendësoheshin si kundërshtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Është absurde që të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ose si pjesë e një qëllimi të përbashkët për të sulmuar Lidhjen Demokratike të Kosovës. Unë vet isha anëtar i LDK-së, familjarët ishin anëtarë të saj, bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e mi ishin anëtarë të LDK-së. Vetëm në një mendje të çoroditur mund të ketë lind ideja se unë kam mund të jem pjesë e persekutimit tim, të familjarëve të mi dhe bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve të mi”, tha zoti Krasniqi. Venkatesëari Alagendra, avokate e zotit Krasniqi, nënvizoi në fjalën e saj ndërhyrjen e NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë në vitin 1999. “NATO-ja ka qenë e angazhuar me UÇK-në në nivele të shumta. Pa sulmet ajrore të NATO-s, forcat e Serbisë nuk do të ishin larguar nga Kosova. Në të njëjtën kohë pretendimet e prokurorisë se në UÇK ka pasur një ndërmarrje të përbashkët kriminale, dhe se qëllimi përbashkët kriminal ishte i njohur dhe publik, nuk qëndrojnë. Kjo i bie që NATO mbështeti një ndërmarrje kriminale të njohur. Kjo është e gabuar”, tha ajo. Avokatja tha se zoti Krasniqi ishte emëruar zëdhënës i UÇK-së në qershor të vitit 1998 dhe e gjithë veprimtaria e tij ishte publike. “Zëdhënësit nuk përfshihen në çështje operacionale”, tha ajo. Mbrojtja e të akuzuarve të tjerë hodhi poshtë po ashtu pretendimet e prokurorisë. Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 nga parlamenti i Kosovës dhe vepron në bazë të ligjeve të saj, por me personel ndërkombëtar. Ideja për themelimin e saj pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty, raporti i të cilit i paraqitur ne Këshillin e Evropës në vitin 2011, përmban akuza ndaj ish pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rrëmbime, keqtrajtime, vrasje pa gjyq dhe në disa raste marrje me forcë organesh njerëzore dhe trafikim të tyre nga Shqipëria gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Por kjo çështje nuk u përfshi në asnjë nga akuzat e deritashme. Procesi gjyqësor që filloi të hënën, vazhdon nga e marta me 11 prill kur prokuroria pritet të paraqesë provat e saj në një proces që pritet të zgjasë deri në prill të vitit 2025 për t’u lënë vendin mbrojtësve të të akuzuarve, të cilët gjatë dy ditëve të fundit theksuan rrethanat në të cilat u zhvillua lufta në Kosovë e cila la pas vetes mbi 10 mijë të vrarë e mijëra të zhdukur, pjesa më e madhe e të cilëve shqiptarë të Kosovës.

Të fundit

E PREMTE “E ZEZË”/Gjithçka kthehet “përmbys” për këto tri shenja të horoskopit

Dashi Pas një periudhe jo shumë të begatë, sot problemet do mbarojnë dhe do e shihni me më shumë optimizëm...

12 gjëra që duhet të bëni natën e Vitit të Ri, për një vit më të mbarë

Merrni një puthje mesnate Mund të duket sikur puthja e dikujt në mesnatë është një mënyrë për të treguar gëzimin tuaj për vitin e ri....

Përplasja fizike me Flamur Nokën, reagon Shehaj: Opozita po mban në pushtet mazhorancën

Depueti i PD-së, Agron Shehaj  ka reaguar sërish pas sherrit me sekretarin e PD-së, Flamur Noka me të cilin pati edhe një përplasje fizike...

“Me Kurtin, Serbia shihet si viktimë”/ Haradinaj: Prej tij, Kosova nën sanksione

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në lidhje me raportet me partnerët strategjikë. Gjatë fjalës...

Parashqevi Simaku do të këndojë sërish, ja ekrani se ku do të shfaqet

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, do të jetë pjesë e traditës së këngës së fundvitit në Top Channel. Këtë detaj e zbuloj biznesmeni Elton...

Lajme të tjera

Web TV