Sherr me thika në Shijak, plagoset 33-vjeçari

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:25, në fshatin Borakë të Shijakut.

Konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta. Shtetasi K.G., 46 vjeç, ka qëlluar me thikë shtetasin me iniciale A. F., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Ndërkohë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.