Komision hetimor/ PD kërkon hetim parlamentar për Portin e ri të Durrësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetet demokratë të “Grupimit Berisha” depozituan në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për projektin e ri të Portit të Durrësit. Oerd Bylykbashi, deputet i qytetit bregdetar theksoi se marrëveshja që i hap rrugë projektit është një aferë korruptive.

Porti i Durrësit do të jetë një tjetër kartë që Partia Demokratike do të përdorë formën institucionale kundër qeverisë. Investimi prej 2.3 miliardë eurove në Durrës është parë nga opozita se një aferë korruptive e përmasave të mëdha i cili pasuron direkt kryeministrin Edi Rama. Dy deputetët e Partisë Demokratike i janë drejtuar dje Kryesisë së Kuvendit për të shtuar në listën e komisioneve hetimore edhe një tjetër komision. Deputetët e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi kanë depozituar ditën kërkesën për ngritjen e një Komision Hetimor, për çështjen e Portit të Durrësit. Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, ata u shprehën se ky projekt është një aferë që po zhduk Portin. Sakaq, Bylykbashi e Vokshi thanë se kanë marrë firmat e 35 deputetëve, duke plotësuar kështu firmat e nevojshme për ngritjen e komisionit hetimor, ndërsa kanë paralajmëruar se do ta padisin për herë të dytë edhe në Gjykatën Kushtetuese. “Grabitja e Portit të Durrësit është afera më kriminale dhe korruptive. Jo vetëm në aspektin ekonomik, jo vetëm si një pronë gjigande por ka shkelur në mënyrë brutale kushtetutën dhe çdo aspekt tjetër. Kjo aferë po zhduk portin më shumë se 2700 vjeçar të Durrësit. Gjithashtu një nyje strategjike ushtarake që Shqipëria vë në dispozicion të aleancës. Me këtë aferë Porti i Durrësit vdes menjëherë”, është shprehur Bylykbashi. Ai tha se do të zhduket porti ekzistues edhe nuk ka asnjë granci se do të bëhet një port tjetër. “Ajo që parashikohet aty do të zhdukë këtë port dhe nuk ka asnjë garanci që porti tjetër do të zhvillohet në të ardhmen. Grabiten miliarda euro që vlen ajo pronë publike. Është cenuar autonomia vendose me të cilën vetëqeveriset Durrës. Është një deformim brutal i barazisë së subjekteve dhe konkurrencës dhe detyrimin për të mos krijuar avantazhe financiare për subjektet. Me këtë kontratë që është firmosur sërish qeveria bën të mundur që investimi që do të bëjë shteti shqiptar do të jetë me humbje”, tha Bylykbashi. Bylykbashi e ka parë këtë investim si një investim dritëshkurtër. “Qytetarët shqiptarë duhet të investojmë sërish 2 mld euro. I mundësohet investitorit privat që të fitojë me shumëfish në raport me atë që investon. Porti i Durrësit që në vitet e para do të pushojë së ekzistuari dhe do të bëjë të pamundur një zhvillim jo vetëm të qytetit por të gjithë Shqipërisë. Do i drejtohemi me një padi të dytë gjykatës Kushtetuese. Ne do i shkojmë deri në fund. Askush nuk do na bllokojë në hetimin e kësaj afere grabitqare. Do e ndjekim në çdo rrugë”, tha Bylykbashi. Ndërsa deputetja Vokshi i ka kërkuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolli që të lëvizë mekanizmat për mgritjen e komisionit. “Kërkoj që Lindita Nikolla të vëjë në lëvizje të gjitha mekanizmat për ngritjen e këtij komisioni”, deklaroi Vokshi.

Të fundit

Veliaj sjell projektin e sheshit në fund të Bulevardit të Ri: Tirana moderne

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sjellë sot në vëmendje një nga projektet më ambicioze për kryeqytetin: ndërtimin e sheshit ceremonial...

Papa Leoni nisi zyrtarisht shërbimin! Premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin e tij, duke bërë...

Ukraina: Rusia do të testojë një raketë balistike ndërkontinentale

Rusia planifikon të kryejë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale për të frikësuar Ukrainën dhe Perëndimin sonte, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës. Sipas...

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

GJERGJ EREBARA - Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet siguroi mes emigrantëve nga sa...

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru...

Lajme të tjera

Web TV