Ngjela bën deklaratën e fortë: Berisha po shkon drejt ekstradimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku deklaroi se ish-kryeministri Berisha mund të shkojë drejt ekstradimit në SHBA.

Ngjela tha se me rezistencën që Berisha po bën Washingtonit, mund të shkojë drejt kryerjes së një krimi që amerikanët të kërkojnë ekstradimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është politikë amerikane nuk është politikë ballkanike. Interesi shqiptar është i mbështetur në Washington, jo sot, por ka që në 1919-ën.

Na ka mbrojtur si shtet e po na mbron dhe na dhanë një shtet të dytë sepse do që me botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor të ketë një element plus në luftën kundër Rusisë. Ky që flet me Rusinë është?

Ik pyeteni. Mos u merrni me këtë problem se e di Amerika. Biles është në favorin tonë, ta marrin ta ekstradojnë të shpëtojë njëherë e mirë Shqipëria. Saliu po shkon në një rrugë kriminale që mund ta çojë në ekstradim, por mund të shpëtojmë dhe ne. Mund ta pësojë si presidenti i Serbisë që i dha territore Serbisë, mos të harrojmë edhe ky i ka dhënë detin Greqisë. Sa më shumë të vazhdojë me këto budallallëqe aq më shumë mund të vahzdojë drejt një krimi që ata ta ekstradojnë”, tha Ngjela.

Të fundit

Milani ndryshon pozicionin e Leaos? Allegri nuk e hedh poshtë

Gjatë konferencës për shtyp, në prag të ndeshjes kundër Liverpool-it, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli edhe për Rafa...

Ministri Vengu në Delvinë, alarm si kurrë më parë me zjarret

Pas urdhrit të evakuimit të banorëve nga 3 fshatra të Delvinës për shkak të rrezikut nga zjarri, në vendngjarje ka mbërritur edhe ministri i...

Aksident në aksin Lushnje–Rrogozhinë, Benzi përplaset me mjetin e parkuar

Një automjet tip Benz është përplasur me një mjet të parkuar në anë të rrugës në autostradën Lushnje–Rrogozhinë. Si pasojë, janë plagosur drejtuesi i...

Pësoi djegie në trup nga zjarret, shefi i komisariatit të Delvinës drejt Traumës

Shefi i komisariatit të Delvinës, Agim Troci është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë teksa ka pësuar djegie në trup nga...

Zjarri në fshatin Senicë, digjen banesa dhe kisha në fshat

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë disa banesa në fshatin Senicë të Sarandës. Raportohet për rreth 10 banesa të djegura, ndërsa nuk ka të...

Lajme të tjera

Web TV