Sondazhi/ Ja si ndahen mandatet në Këshillin Bashkiak të Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zgjedhjet e 14 majit do të vendosin në garë për Tiranën 6 kandidatë: nga Erion Veliaj i PS, tek Belind Këlliçi  i koalicionit Bashkë Fitojmë, Roland Bejko i PD dhe Lajla Përnaska, Arlind Qorri dhe Marko Dajti përkatësisht nga PDIU, Lëvizja Bashkë dhe Fronti i Majtë.

Mënyra se si do të përllogaritet fituesi për kryebashkiak është me shumicë të thjeshtë ose shumicë minimale. Kandidati që do të marrë një votë më shumë shpallet fitues i zgjedhjeve të 14 majit.

Ndryshe do të llogariten fituesit për Këshillin Bashkiak për Tiranën që është e vetmja bashki me 61 vende në këshillin bashkiak.

Sondazhi/ Ja si ndahen mandatet në Këshillin Bashkiak të

Në garë për të plotësuar këto vende janë 16 subjekte politike të cilat kanë depozituar, ndërkohë në KQZ sipas detyrimeve ligjore listat e tyre emërore me 61 kandidatë. Këto lista quhen ndryshe lista të mbyllura që do të thotë se zgjedhësit në fletën e votimit do ti referohen partisë dhe jo listave shumë emërore të tyre.

Llogaritja e mandateve sipas votave të fituara për Këshillin Bashkiak bëhet sipas një formule të quajtur formula e D’Hond, e cila numrin e votave të fituar nga çdo subjekt e pjesëton me numrat natyrorë me radhë nga 1 e në vazhdim.

Sondazhi/ Ja si ndahen mandatet në Këshillin Bashkiak të

Nga ky pjesëtim shifrat që përfitohen renditen nga më e madhja tek më e vogla deri në plotësimin e vendeve në dispozicion për këshillin bashkiak. Nëse do t’i referohemi votës politike të 2021 që subjektet politike kanë marrë në Tiranë dhe do ta llogarisnim sipas formulës në fjalë, atëherë Partisë Socialiste i takojnë 32 këshilltarë, PD-së bashkë me aleatët dhe LSI-në 28 këshilltarë dhe PSD-së 1 këshilltar ( këto subjekte politike morën pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 2021).

Lexo edhe :  Ecuria e transportit ajror, TIA kalon për herë të parë 51 mijë pasagjerë në një ditë

Po sipas kësaj formule, referuar gjithmonë votave që kanë marrë në zgjedhjet e përgjithshme në Tiranë, numri i votave për mandatin e 61-të ishte 5677. Nëse partitë në këto zgjedhje lokale do të kishin të njëjtin rezultat dhe do të rreshtoheshin si në 2021, atëherë 1 partie të vogël do t’i duhen sot minimalisht 5677 vota për të marrë një mandat në këshillin bashkiak (përafërsisht)./ Euronews Albania

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV