EMRAT/ Shpërndanin kokainë në lokalet e natës, lihen në burg 7 të arrestuarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg 7 nga 8 të arrestuarit gjatë 2 operacione policore antidrogë, të koduara “Foremost” dhe “Last deal”.

Gazetarja  raporton për BalkanWeb se për 24-vjeçaren me iniciale K.B gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Bëhet me dije se janë lënë në burg shtetasit: Goni Muça (alias Gentjan Lici, Gentjan Muça, Gentjan Ferra), Tani Muça, 17- vjeçari me iniciale A. V., Amonali Halili, Ergi Curri, Gentian Konesha dhe Stivens Bulku.

8 të rinjtë u arrestuan 2 ditë më parë, pas një hetim 6 mujor për veprimtarinë e shpërndarjes së dorgave të forta, në zonën e Sukthit dhe në qytetin e Durrësit.

Goni Muça ishte në rolin e furnitorit me kokainë, për shtetasit e tjerë, të cilët, pasi e blinin atë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e shpërndanin në zonën e Sukthit dhe të Durrësit, si dhe në lokalet e natës, në qytetin e Durrësit. Për ndarjen e lëndës narkotike, ata kishin përshtatur ambiente të posaçme në lokalet e tyre, konkretisht në lokalin e shtetasit Gon Muça, në zonën e Sukthit, dhe në lokalin e Ergi Currit në Durrës.

Si rezultat i këtyre operacioneve, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale: 1 pako me kokainë, me peshë 130 gramë; 40 doza me lëndë narkotike të llojit kokainë; 3 automjete, 2 prej tyre luksoze; 96 mijë lekë të rinj dhe disa shuma në euro, franga dhe paund; 3 peshore elektronike që shërbenin për peshimin dhe ndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla, 1 dorezë hekuri dhe 14 aparate celulare.

Të fundit

Klauzola më e famshme e momentit, reagon Barcelona: Do e paguajmë!

“Nëse një mundësi në treg e kërkon investimin bazuar te klauzola, Barca është gati të bëjë atë që është...

Ku shkojnë ambiciet e Putinit?

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian nuk janë akoma të qartë për ambiciet e Vladimir Putin në Ukrainë. Vetëm në Samitin e NATO-s në...

Danimarka tregon se është i zoti i shtëpisë në Groenlandë

Danimarka po organizon këtë muaj një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Groenlandë, me pjesëmarrjen e një fregate, avionëve luftarakë F-16, forcave speciale,...

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019! Përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Arjan Ndoja është marrë në pyetje sot në GJKKO, në gjyqin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes lidhur me atentatin e bujshëm të 1...

Kosovë, KQZ miraton listën e votuesve për zgjedhjet lokale, 41 mijë zgjedhës më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 41-të të këtij viti, u njoftua me Raportin Informues mbi Listën Preliminare të Votuesve (LPV) për...

Lajme të tjera

Web TV