Rrjedhja e dokumenteve nga Pentagoni, rrezik për sigurinë kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrjedhja e disa dokumenteve të klasifikuara të Departamentit amerikan të Mbrojtjes paraqet rrezik “shumë serioz” për sigurinë kombëtare, tha Pentagoni. Dokumentet duket se përfshijnë informacione të ndjeshme në lidhje me luftën në Ukrainë, si dhe për Kinën dhe aleatët e SHBA-së.

Hetimet për të përcaktuar burimin e rrjedhjes së tyre, tashmë kanë nisur. Dokumentet u shfaqën fillimisht në platformat online, si Twitter, 4chan dhe Telegram, si dhe në një server Discord për video-lojën Minecraft.

Përveç informacioneve shumë të detajuara në lidhje me luftën në Ukrainë, disa nga dokumentet e zbuluara thuhet se hedhin dritë edhe mbi informacione të ndjeshme për aleatët e SHBA-së.

Një burim i afërt me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha për CNN-in se Ukraina ka ndryshuar tashmë disa nga planet e saj ushtarake për shkak të rrjedhjes së dokumenteve.

Dokumentet e tjera thuhet se fokusohen në çështjet e mbrojtjes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme, si dhe në rajonin e Indo-Paqësorit.

Chris Meagher, ndihmës i sekretarit amerikan të Mbrojtjes për çështjet publike, tha se rrjedhja e dokumenteve paraqet “rrezik shumë serioz për sigurinë kombëtare dhe ka potencial për të përhapur dezinformata”.

“Ne jemi duke hetuar sesi ka ndodhur kjo”, tha ai.

Rasti po hetohet nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, së bashku me zyrtarë nga Pentagoni, Shtëpia e Bardhë dhe të tjerë në Qeverinë amerikane./REL

Të fundit

Rrugët shqiptare në kolaps/ Mbi 1 mijë aksidente në dy muaj, gushti pritet edhe më keq!

13 aksidente automobilistike regjistrohen çdo ditë në rrugët e vendit tonë për shkak të shpejtësisë dhe mos respektimit të...

Haga zgjat paraburgimin për Hashim Thaçin: Mund të pengojë procedurat

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vazhduar paraburgimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt dhe Fadil Fazliut nga Dhomat e Specializuara...

Rriten çmimet e shërbimeve kadastrale, sa do të paguajnë qytetarët nga gushti 2025

Tashmë është fakt i kryer. Nga ky muaj qytetarët do të paguajnë më shumë për shërbimet që mbulon Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Këshilli i Ministrave...

Rrugët tona të periudhës së paqes, më të rrezikshme se të kohës së luftës

Nga Leonard Veizi Në mes të verës, ndërsa bregdeti gumëzhin nga zërat e pushuesve dhe qytetet mbushen me ritmin e jetës së përditshme, rrugët shqiptare...

Euro bie në nivelin më të ulët historik, me sa këmbehet monedha evropiane

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet...

Lajme të tjera

Web TV