U kap me 40 doza kokainë, vihet në pranga 34-vjeçarja nga Tirana (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 34-vjeçare është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Komuna 2”.

Shtetasja Denisa Bushka u vu në pranga pasi shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje.

Nga hetimet ka rezultuar se ajo, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Komuna 2”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.

Vihet në pranga 1 shtetase që shpërndante doza kokaine.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë në 40 doza, gati për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Komuna 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasja D. B., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasen D. B., të cilës, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje.

Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit

Shpërthim gazi në Sorrento, të paktën 2 viktima

Dy të moshuar, një burrë dhe një grua, të moshës 81 dhe 83 vjeç, vdiqën në një shpërthim në...

Ish-kreu i SHISH në Berat dhe djali i tij vendosen nën hetim nga Prokuroria

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat dhe djali i tij, janë marrë nën hetim nga Prokuroria e Beratit për tre vepra penale. Sipas...

Alimehmeti i pakënaqur nga ‘primaret’ në PD: Prodhuan problematika, pasoja dhe pakënaqësi

Ilir Alimehmeti, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i ftuar në Klan News, foli për zhvillimet brenda partisë dhe sfidat që kanë shoqëruar...

“Injorimi i numrave, katastrofë e pashmangshme”/ PS dominuese, opozita drejt shuarjes

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar gjendjen aktuale politike në vend...

Po ra Sorosi, a hiqet ‘non grata’ e Berishës?

Nga Indrit Vokshi Tragjedia e PD nisi me shpalljen nongrata të Sali Berishës. Vendimi i Blinken u publikua në 19 maj 2021 por 19 maji...

Lajme të tjera

Web TV