Ndryshimet për 14 majin/ KQZ miraton emrat e 4 deputetëve të rinj që futen në Kuvend

KQZ ka miratuar zëvendësimin e 4 ligjvënësve në Kuvendin e Shqipërisë pasi do të garojnë për zgjedhjet e 14 majit.

Vetëm një i përket grupit të Partisë Socialiste ndërsa 3 të tjerë i përkasin Partisë Demokratike, 3 të grupimit të Berishës dhe vetëm 1 i Alibeajt.

Besjon Ajazi, i cili do të garojë për bashkinë Gramsh në logon e PS do të zëvendësohet në Kuvend nga Shkëlqim Bullari.

Belind Këlliçi që garon për bashkinë Tiranë nën siglën e Partisë së Lirisë pas koalicionit Berisha-Meta do të lërë mandatin, ndaj karrigen e tij do ta zërë Asllan Dogjani. Mandati i Zef Hilës që garon për bashkinë Vau i Dejës i kalon Ludovik Hasanit.

Ndërsa Luçiano Boçi që garon për bashkinë Elbasan do të lërë mandatin e deputetit që do t’i kalojë Qani Xhafës.

Lëvizjet që do të sjellin deputetë të rinj në Kuvend
Besjan Ajazi – Shkëlqim Bullari
Luçiano Boçi – Qani Xhafa
Belind Këlliçi – Asllan Dogjani
Zef Hila – Ludovik Hasani