“Të rinjtë, as në punë dhe as në shkollë”, ekspertët: Nuk pranojnë paga të ulëta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të rinjtë në Shqipëri, nuk janë as në punë dhe as në shkollë.

Në të dhënat e fundit të INSTAT, për mirëqenien e adoleshentëve për vitin 2021, thuhet se 32% e 20-vjeçarëve nuk ishin në shkollë dhe as në punë.

Ndërkohë grupmosha 20-24 vjeç, nuk kanë asnjë formim profesional.

Madje nuk nxiten as nga tregu i punës, për të siguruar të ardhura.

“Të rinjtë e sotëm janë të edukuar dhe e kuptojnë shumë mirë vlerën që ato kanë, pra të bëjmë një krahasim.

Të rinjtë e sotëm e dinë se çfarë duan dhe nuk janë të gatshëm për të pranuar çdo lloj pune vetëm për të marrë një pagesë e cila nuk do t’i mbulojë, të themi, as gjërat më bazike,” – u shpreh ekspertja e punësimit, Eranda Ymerali.

Në vlera të lartë mbeten dhe fenomeni i braktisjes së shkollës. 8% e grupmoshës 6-14 vjeç do të jenë analfabet pa aftësitë bazë.

Në fshatra ky problem është edhe më i theksuar.

Të fundit

“Moska po bën gati sulmin në vjeshtë”

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon...

Nis gara për në universitet! Deri më 3 gusht maturantët kanë të drejtën e aplikimit

Faza e parë e aplikimit për në universitet ka nisur. Deri më 3 gusht 20 mijë maturantë kanë kohë të përzgjedhin 10 programet e...

Pandi Laço ironizon Gonxhen: Takon kineastët, por për ne të zhanreve muzikore…

Skenaristi Pandi Laço ka mësuar se ministri i Kulturës e Inovacionit Blendi Gonxhja është takuar me kineastët, dhe publikisht i bën thirrje të takojë...

Vrau efektivin e Patrullës, Gjykata dënon me burg përjetë Azgan Mërnicën

Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën, i arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave” më 13 maj 2024, për shkak...

Lapaj: KAS pranon dorëheqjet te partia e Tomë Doshit, kurse neve jo

Ditën e sotme, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mandatin e vetëm të “Shqipëria Bëhet” ia kaloi Ana Dajkos, duke ia hequr kushërirës së Lapajt,...

Lajme të tjera

Web TV