Alibeaj: Kandidatët tanë patën presione, ne na mbështet Amerika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj, pas një heshtje të gjatë u shfaq publikisht në emisionin “Frontline” në News24. Ai komentoi se një pjesë e kandidatëve të PD-së për kryetarë bashkie dhe këshillat bashkiakë janë tërhequr për shkak të presioneve dhe sulmeve nga grupimi i Berishës. Alibeaj: “Pas 14 majit do të kërkoj selinë e PD-së, vula është e demokratëve, në parti do të ketë zgjedhje, Berisha nuk mund të jetë pjesë e PD-së”.

Kryetari i komanduar i PD-së Zyrtare Enkelejd Alibeaj ka thyer heshtjen e madhe disa mujore duke pranuar të japë intervistë për situatën politike në vend. I ftuar në emisionin “Frontline” në News24, Alibeaj ka treguar se përse kandidatët e tij janë tërhequr nga gara, duke pranuar se ka pasur presione ndaj tyre dhe sulme nga të “singjashmit”, duke iu referuar demokratëve të përfaqësuar nga Sali Berisha. “Të singjashmit e tyre në betejat prej dhjetë vitesh, tytat e bataresë nuk i kanë drejtuar nga kundërshtari po ndaj nesh”-tha Alibeaj. Ai theksoi se e mirëkupton tërheqjen e tyre nga gara, por shigjetoi Berishën si nxitës të sulmeve ndaj përfaqësuesve të PD-së zyrtare. Ai gjithashtu është shprehur se zgjodhi të qëndrojë në heshtje për një kohë të gjatë pasi priste vendimin përfundimtar të Gjykatës së Apelit, e cila i dha atij të drejtën të përfaqësojë zyrtarisht PD-në. Megjithatë Alibeaj ka lënë të kuptohet se pavarësisht se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve do të kërkojë marrjen e silisë së PD-së që sot ka zi “zot të sajën” Sali Berisha. Ndonëse në këtë pikë Alibeaj u shpreh se “nuk dëshiroj asnjë përplasje mes demokratësh, ashtu sikurse bëri Berisha më 8 janar”. Ai u shpreh se pas 14 majit PD e drejtuar prej tij do të ketë zgjedhje, përfshi edhe ato të kryetarit, duke refuzuar që Berisha nuk mund të jetë më pjesë e asnjë kandidimi brenda PD-së zyrtare. “Unë dhe kolegët jemi në një mision, në politikë duhet të ndjehesh misionar, duhet të kesh dozën e vlerave morale për të ndryshuar jetën e qytetarëve të vendit tënd. 32 vite zvarritemi në një tranzicion pa fund. Mjafton të shihni sa e pandjeshme është politika ndaj individit dhe lëngatës së shoqërisë shqiptare. Qytetarët ikin të lebetitur nga ky vend, nga zhvatja që u bëhet çdo ditë nga jo politikë  që ka vendosur një tis hipokrizie për tu zvarritur drejt pushtetit”-tha Alibeaj. Treshen Rama-Berisha-Meta e ka cilësuar si “aleancën e hallexhinjve”, duke u shprehur se janë individë që kanë probleme me drejtësinë. Në lidhje me arrestimin dhe procedimin e disa zyrtareve të mazhorancës u shpreh se “Rama i ka dorëzuar në SPAK për të mbrojtur vetën”.

Lexo edhe :  Trafik e vështirësi në parkim/ Një në dy banorë ka një makinë në Tiranë

Takimi me Escobar

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka folur në lidhje me vizitën e zyrtarit të SHBA Gabriel Escobar në Tiranë, teksa ka zbuluar edhe bisedën me të. Alibeaj deklaroi se marrëdhëniet e PD-së me SHBA-në janë speciale dhe se gjatë takimit të zhvilluar SHBA i dha nja mbështetje të pastër dhe të qartë Partisë Demokratike. Ai zbuloi se përveç kësaj, thelbi i bisedës ishin zgjedhjet e 14 majit, për të cilat Alibeaj tha se i tregoi Escobar për shkeljet morale, politike dhe të institucioneve nga ana e mazhorancës. “Nuk është takimi i parë me Escobar për PD-në. PD ka lindur me bekimin e SHBA-ve dhe marrëdhëniet e saj me SHBA-në janë speciale. Nuk bëhet fjalë për marrëdhënie të informacionit politik, por SHBA është vetë frymëzimi i kombit tonë.Partinë e bëjnë bartësit e atyre vlerave mbi të cilat u themelua partia para 32 vitesh. Ishte një mbështetje e pastër dhe e qartë që SHBA i jep PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve. Nuk e fsheh fare që mbështetja e tyre është impuls i fortë. Ky ishte thelbi i diskutimeve me Escobar, por edhe për zgjedhjet e 14 majit. I shpjegova refuzimin e mazhorancës për rekomandimet tona që kemi çuar në komision”-tha Alibeaj. Më tej ai shtoi se zyrtarit të lartë amerikan i ka bërë me dije të gjitha shkeljet, jo vetëm morale e politike që kjo qeveri po bën. “Shkelja sistematike e të dhënave personale me Aktivistin e famshëm, shantazhet dhe terrori në administratën publike që ka marrë urdhër për të bërë vota për qeverinë. Rritjet e pagave e pensioneve, tenderët e pafundëm të kësaj qeverie që i ka lansuar tani. Të gjitha këto janë simptoma më e qartë e dukshme që kjo qeveri zgjedhjet i vjedh, i blen dhe shantazhon qytetarët. Procesi zgjedhor është proces i partive politike dhe i qytetarëve mbi të gjitha”, tha ai.

Të fundit

Rama në Velipojë: Do nisi puna dhe me Bypass-in e Shëngjinit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi një takim në Velipojë me përfaqësuesit e bizneseve në një fazë...

Berisha: 10 ditët e fundit në spitale nuk bëhen analiza, po bëhen krime kundër njerëzimit

Sali Berisha gjatë një takimi me studentët e mjekësisë tha se mafia është armikja më e egër e bluzvave të bardha dhe e të...

GJKKO urdhëroi hetim për Olta Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, SPAK e ankimon në Apel

Gjykata e Posaçme urdhëroi SPAK të regjistrojë procedim penal për ish-ministren Olta Xhaçka dhe për bashkëshortin e saj Artan Gaçi, por organi i akuzës...

Veprat penale në fushën e zgjedhjeve, SPAK ‘zbarkon’ në Prokurorinë e Korçës

Në Prokurorinë e Korçës zhvillohet takim ndërinstitucional në kuadër të bashkëpunimit dhe koordinimit të hetimeve për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Në Prokurorinë pranë...

Ra mbi 30 kile nga pesha: Lizzo zbulon sekretet e saj të dobësimit

Lizzo ka qenë në një mision kohët e fundit për të bërë një stil jetese më të shëndetshëm. Pas humbjes së 16% të yndyrës...

Lajme të tjera

Web TV