“Dua ta mbështes dhe më shumë familjen Kola”/ Flet biznesmeni që bleu skulpturën e BBV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mëngjesin e sotëm ishte i ftuar në “Wake Up” biznesmeni shqiptar, Bujar Zhuri, i cili jeton në Oslo të Norvegjisë.

Ai ka blerë skulpturën e përgatitur nga Dea Mishel në bashkëpunim me banorët e tjerë të “Big Brother VIP”, ku paratë kanë shkuar për familjen e Pal Kolës, rojës që mbeti i vdekur gjatë sulmit terrorist ndaj Top Channel.

Vepra u ble me shumën 8 mijë e 200 euro nga Bujar Zhuri, i cili shpreh në emision se dëshiron që të njohë familjarët e Pal Kolës, të shohë nga afër se si ata jetojnë dhe të shohë mënyra se si mund t’i ndihmojë sërish.

I pyetur nëse komunikuar me familjarët e të ndjerit Pal Kola, Zhuri u përgjigj:

“Jo, unë fatkeqësisht nuk kam ndonjë kontakt dhe jam shumë kureshtar të di mbi situatën ekonomike të tyre, gjendjen familjare, të shikoj nga afër se me se merren dhe si jetojnë.

Unë e di që Shqipëria ka probleme nga më të ndryshmet dhe ka shumë familje që janë në nevojë, por vështirësitë janë shumë të mëdha edhe për t’i përballuar këto kërkesa, megjithatë mbetem i hapur edhe për t’u përshëndetur me familjen me dëshirën e mirë për të parë a ka hapësira dhe mundësia të tjera për t’i mbështetur dhe ndihmuar atë si familje”.

Të fundit

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë...

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen në BE. Sipas Ngjelës qeveria...

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn. Osmani deklaroi...

Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

Akulli më i vjetër i Antarktidës ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për analiza, të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të zbulojnë më shumë...

Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit

Mbrëmjen e djeshme, momente paniku dhe kaosi janë regjistruar në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po mbahej një koncert me praninë e...

Lajme të tjera

Web TV