Nga Agron Gjekmarkaj
E djeshmja nuk qe si të tjerat ditë. Vetëm Bela rrezatonte ngjyra. Në leshimin e ngadoshem ajo mbahej. Në rënien e pergjithshme nga zvogelimi i rrogave të deputetve ajo ngrihej.
Edhe pse zbriste nga malet e Dibres nuk e kishte humbur energjinë. As pluhuri i ngritur nga troku i kalit nuk ja kishte mbuluar elegancen.
Edona Bilali i ferkoi pak supet që të shkrythej më lehte. Niko perseri i çoi një kafe dhe priti derisa të mbaronte për të marrë filxhanin.
Duke e ndjerë thellë dhimbjen time të shkaktuar nga meria e Teta Gertes mu gjend pranë. Me qortoi pak pse e kisha ngaterruar Olten me këtë mesele se ajo rri me Blinkenin merret me diplomaci shtetesh dhe jo me cicmice të vogla duke më thënë që padija nuk është argument.
Me aftesinë për ta kuptuar autokritiken dhe ndjesinë e fajit mori persiper pajtimin e madh me kusht që unë te hiqja dorë nga nominativi “Teta” që në fakt nuk është i imi por i Bores.
I shpjegova që respekti për të vertetat e Bores me kishte shtyrë në perdorimin e tij se Gerta dukej si filiz e aspak “Teta”.
Më vonë mora vesh që mes Bores dhe Gertes ishte zhvilluar një dialog intensiv. Bora pothuaj e shushatur i shpjegonte “se kisha menduar kurrë që ai i ligu, i paudhi, dashurinë time për ty ta keqperdorte keshtu, mua më vjen zor të të drejtohem me emer se Babo ka thënë qe ne jemi parti e brezave, Gjyshi, Babo, Bija, ndaj duhet te kemi edhe Teta edhe Xhaxhi kesisoj të therrisja Teta”, Ndersa Gerta i ishte pergjigjur, “e cmoj shumë devocionin tënd po nuk është nevoja tani e më pas me thirr vetem Gerta që ti heqim çdo shkak pergojuesit”.
Bora: “Po kujt ti drejtohem me Teta, Mimisë, Ermos, Antonetes? …dhe me xhaxhi, Pandit, Nasipit, Xhemalit, Ulsiut? Shih e fol i tha ajo. Mirë Gerta u pergjigj Bora dhe një lotez i rreshqiti neper faqet e zbehta e prekur nga kjo barazi.
Mendoja që ndjeshmeria me kishte braktisur me kalimin e viteve por kur mu rrefye kjo u preka dhe vendosa ta respektoj këtë kthesë emocionuese.
Ndonëse per forcë zakoni mazhoranca dhe opozita flisnin mendjen të gjithë e kishin tek gjëma që na ra nga pullazi. Me dukej vetja fajtor me shkrimet pesimiste që kisha bërë dy ditë rresht.
U thashë ja do ta shihni, Babo do verë doren në zemren e tij të madhe e do të na embelsojë jeten. Nuk e bën ai që nga 60% e rroges së Bakes të na e ulë në 36 %. Do të na vërë në provë sa durim kemi, kush llap më shumë, kush zaliset i pari, cili llafin e keq leshon dhe pastaj që të ndihemi fajtorë e më ndergjegjë si brazdë të pa leruar do na e bëjë 70% të rroges së Presidentit. Babo është i mirë, Babo është i dlirë tha me emocion Eni Zake.
Teksa keto ndodhnin Tezja kur me kalonte pranë shtremberonte fytyren, leshonte pasthirrma padurimi e perçmimi dhe qortonte deputetet socialist që me ngjatetonin me perzemersi tek gajret shperndaja.
Tezja që dikur ka qënë vete liberalizma dhe marifeti tani është bërë më socialiste se Petrua dhe Pandi që ngjajnë si axhaminj para saj në ideologjinë e mëngjert.
Në kete vorbull me gjet ai që me një fjali kujdeset të merzisë nja 10 veta, te helmojë 7 të tjerë, ti fryjë sherrit e zallamahisë, poteres e zjarrmisë vetë Salianji.
E pe dergaten e Vules tha në takim me Eskobarin? Jo vallahi me ka rreshqitur në detaje po vetem një resme ku i priste Enkeledi. Joo more i uruar tha ishin kater po nuk i shfaqi partia ata të tjeret.
Qerratenjet tha ja se moren Joriden dhe as ty si Nën Kryetar Kuvendi!!
Po unë jam mbi palet more i uruar i thashe e shoh nga lart e nga anash Foltoren dhe Vulen po Jorin e ngratë si nëkryetare partie ta merrnin se helbete flet ëmbel anglisht, buzqesh qashter e pafajshem dhe mbulon mardhënjet nderkombetare.
Si zog dreqit erdhi la një grusht miza aty dhe po ashtu si shejtan iku të hidhte vajguri mbi zjarret e ndezur gjetkë. Ferdinad Xhaferri e ndiqte pa keqardhje gjithësa e me gezim të permbajtur se me gjasë mendonte të njëjtat gjëra por nuk donte të prishte gojen. Ngrohte duart që nuk pat nevojë ti lante si Pilati.
Gaz Bardhi mes dilemash të medha në duhet të vejë një kurore me lule në vendin ku ulej Basha me mbishkrimin “i perjetshem qoftë kujtimi i tij politik” apo ti gatisë udhen e kthimit nuk ndihej rehat mbi asnjë karrige. Borxh i ka ti rrijë besnik.
Per ardhjen e Xheles me lajmeroi miku Isuf Çela. Qe si myzhde ai lajm. Por Xhela dukej i pikelluar. Me Ed Paloken në një qoshe nuk është cudi që levdonin trimeritë e Kryezevendes Liderit Muli, sakrificat e Albanes gjatë “operazioni të Dimrit”. Shpesh biseda u nderpritej dhe shikimet perhumbeshin në ujdhesat e heshtjes.
Kosta kishte humbur gjallerinë dje. Nuk u besonte vesheve kur i thoja është vetem harrese, lajthitje që e quaja vetem “Kosta i Gramozit” pa shtuar edhe Linditen e Babon. Di ndonjë gjë e nuk ma thua dridhej si purtekë gjithë ai burrë që në mengjes me kerkoi ti sherbeja kafenë. Kur i bëra be në Krisht ju kthye buzqeshja si ylber sikur të kishte takuar vetë Etilden si tjater herë.
Në një moment i harruam të gjitha. Na mungonte Frida Krifca. Ajo e sheh që Babo nuk vjen dhe se begenis më parlamentin e zënë me ciklin e ri të leksioneve në Akademinë e Barinjve. Elisa mbet e vetmuar në podium dhe askush nuk ja zinte diellin. Heren tjeter do flasim shtruar e ndershmerisht për ndryshimet që Babo do të bëje në qeveri me emra.