Pas 12 ditësh protestë, miratohet vendimi për reformën e pensioneve në Francë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organi më i lartë kushtetues i Francës ka miratuar rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç dhe rrëzoi thirrjet për një referendum nga opozita, shkruajnë mediat e huaja.

Këshilli Kushtetues hodhi poshtë disa nga reformat, duke argumentuar se kishin të meta ligjore.

Kujtojmë se kundër këtij vendimi të presidencës së Emmanuel Macron, janë mbajtur dymbëdhjetë ditë protesta që prej janarit.

Qeveria e Macron, e ka argumentuar këtë vendim se: “ndryshimet ishin thelbësore për të parandaluar kolapsin e sistemit”.

Vendimi u prit me tallje në qendër të Parisit mbrëmjen e së premtes, ku ishin mbledhur turmat e protestuesve. Ndërkohë, autoritetet kishin ndaluar demonstratat para ndërtesës së Këshillit Kushtetues deri të shtunën në mëngjes.

Disa demonstrues kishin vendosur të vazhdonin të protestonin derisa të tërhiqeshin ndryshimet.

Autoritetet kanë vendosur barriera në rrugët pranë gjykatës kundër frikës së trazirave. Policia është në gjendje gatishmërie pas paralajmërimeve për protesta të mëtejshme, potencialisht të dhunshme.

Të fundit

Temperaturat deri në 38 gradë celsius/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet i...

1980 – Tragjedia e Ustikës me 81 të vrarë: rrëzimi dhe misteri i Itavia Flight 870

Më 27 qershor 1980, avioni civil Itavia Flight 870, një DC-9 që po udhëtonte nga Bolonja drejt Palermos, u rrëzua papritmas mbi Detin Tirren,...

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë mbeten kryesisht...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Lajme të tjera

Web TV