Veliaj i jep Medaljen e Mirënjohjes boksierit Kristian Prenga: Privilegj i madh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka pritur boksierin shqiptar, i cili u shpall kampion bote, duke fituar titullin NAB-North American Belt, pasi mundi boksierin amerikan, Samuel Crossed.

Veliaj i dha boksierit kampion Medaljen e Mirënjohjes së Qytetit dhe u shpreh krenar për këtë sukses të radhës, që shërben si frymëzim për brezat e rinj.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme sot, që një shok, vëlla, mik, Kristian Prenga kthehet në Tiranë si kampion bote!

Të jam shumë mirënjohës për punën që ke bërë. Ndonjëherë, ne investohemi kaq shumë në promocion të qytetit, të vendit, në ambasada, në diplomaci, në marketing, por shpesh herë harrojmë se marketingu më i mirë janë historitë njerëzore të çunave e gocave që janë rritur me vështirësi, në familje të mëdha, në periferitë e vendit tonë, ama ia kanë dalë me sukses, fillimisht në vend, pastaj në Europë, tani në Kanada, e më së fundmi në Amerikë. Ti e ke nisur nga Oroshi dhe sot je kampion bote. Jam vërtet shumë krenar për ty!

Je frymëzim për djemtë e vajzat në të gjithë Shqipërinë, por edhe jashtë Shqipërisë. Shpresoj shumë që të vazhdosh të mbetesh fillimisht një çun i mirë, më pas edhe një sportist i mirë,” u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku tha se tashmë që Tirana këtë vit është dhe qyteti europian i sportit, mezi pret që këtë titull boksieri ta sjellë edhe në kryeqytetin shqiptar.

“Mezi pres, këtë vit që Tirana është Qyteti Europian i Sportit, ndoshta e gjejmë një mundësi edhe kur afrojnë festat e nëntorit, të kemi një ndeshje tënden në Tiranë.

Unë e di që ti je i zënë dhe sot je në kërkim nga të gjithë promotorët, por për ne do ishte një privilegj i madh që të të kishim, jo vetëm si një luftëtar që sjell Kupën e Botës dhe më të mirën e sportit, por edhe si dikush që frymëzon një brez të ri që të ecë me punë, me përpjekje, e me talent e djersë arrin të ecë përpara,” deklaroi ai.

Lexo edhe :  Evropa vendos gjoba për turistët problematikë!

Edhe Prenga u shpreh se në vjeshtë ka planifikuar ndeshjen e radhës në Shqipëri. “Ndeshja e radhës do jetë në New York, besoj nga muaji korrik dhe kam planifikuar për ndeshje në Shqipëri.

Nuk kam ndonjë datë të saktë, por shumë shpejt do ju bëj me dije dhe shpresoj t’ju bëj krenar të gjithëve,” deklaroi Prenga.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV