Dita nis me vranësira, si pritet të jetë moti në orët në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht në zonat Qendrore.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale me kthjellime. Por parashikohet që në orët e mesditës dhe në vijim vranësirat të shtohen në të gjithë vendin tonë, duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Pritet që më të dukshme reshjet të jenë në gjysmën Lindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të vijojë të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë edhe reshje shiu. Paraditja do të jetë me vranësira të shpeshta, por do të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërsa në pjesë e dytë të ditës vranësirat do të dominojnë të gjithë vendin, duke gjeneruar dhe reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat perëndimore kryesisht.

Maqedonia e Veriut

Vranësirat e shpeshta do të jenë mbizotëruese në të gjithë Republikën e MV përgjatë gjithë ditës. Parashikohet që vranësirat hërë pas here të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu në territorin e MV. Më të dukshme reshjet e shiut do të bëhen në pjesën e dytë të ditës në zonat Lindore. Temperaturat e ajrit pritet të ulen në mëngjes duke rregjistruara vlerën minimale 5°C, por do të rriten në mesditë deri në 18°C.

Lexo edhe :  Plagoset rëndë me thikë i moshuari në Durrës, detajet e para nga ngjarja

Rajoni dhe Evrope

Pjesa më e madhe Rajonit të Ballkanit dhe Qendra e kontinentit do të jenë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe reshje shiu paraqitet Britania e Madhe. Ndërsa gadishulli Skandinav do të vijojë të jetë nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të dëborës. Por Europa Lindore, Brigjet e Egjeut dhe Jugperëndimi i kontinentit parashikohet të jenë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.

Të fundit

Punëtorët evakuojnë centralin bërthamor të Fukushimës për shkak të frikës nga cunami

Punëtorët në termocentralin bërthamor të Fukushimës në Japoninë lindore, i cili pësoi një nga dy aksidentet më të këqija...

“Independent”: Shqipëria mes destinacioneve më të mira për pushime në vitin 2025

Jeni duke kërkuar një vend për pushime me buxhet të ulët? Ne ju rekomandojme pese destinacionet më të mira në vitin 2025 – nga...

Propozuesit ‘ilegalë’ të një debati publik mbi Kodin penal

Nga Mero Baze Zërat që kritikojnë propozimet për Kodin e ri penal janë shtuar dhe në emër të institucioneve. Sot atë e kundërshtoi me shumë...

Shqipëria, e dyta nga fundi në Europë për shpenzimet qeveritare për kërkim dhe zhvillim

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare për kërkim dhe zhvillim në Europë. Sipas të dhënave më të fundit të...

Talent lind, nuk të bën partia!

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka reaguar pas debatit të ngritur për largimin nga puna të dy aktorëve të trupës së Teatrit “Migjeni”. Beci thekson...

Lajme të tjera

Web TV