Krifca: 45 produkte shqiptare në panairin “Slow Food” në Shtutgard

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

15 prill /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e pranishme në hapjen e panairit së bashku me homologun gjerman, Cem Ozdemir, në fjalën e saj përshëndetëse e vuri theksin tek fuqizimi i produktit tonë në tregun ndërkombëtar nëpërmjet certifikimit të produkteve tradicionale, duke theksuar se “Slow Food” tashmë është mbrojtësi kryesor i biodiversitetit në Mesdhe.

““Slow Food international është sot një nga lëvizjet më me ndikim në botën e prodhimit, ushqimit dhe mbi të gjitha mendimit. 37 vite më parë, kur nisi kjo lëvizje, pakkush besonte se do të bëhej kampion i prodhimit të qëndrueshëm dhe mbrojtësi kryesor i biodiversitetit në Mesdhe dhe më gjerë”, u shpreh ministrja Krifca, teksa evidentoi se, “Slow Food” në këto dekada ka ndërtuar një filozofi të re e cila ndikon në aspektin personal, kombëtar dhe global të marrëdhënies së shoqërisë sonë me ushqimin.

Ministrja tha se, “në Shqipëri vitet e fundit “Slow food” po konsiderohet si filozofia e duhur e prodhimit, sipas së cilës rritja e treguesve ekonomikë duhet të kalojë domosdoshmërisht nga cilësia bazuar në traditat ushqimore të vendit, por edhe në ruajtjen e ekosistemeve mjedisore”.

Në këtë linjë, theksoi Krifca, ne kemi filluar një përpjekje të rëndësishme për të identifikuar, njohur dhe certifikuar produktet e territorit, një pjesë të rëndësishme të së cilës mund ta gjeni këtu në panairin në Shtutgart, në pavijonin e Shqipërisë.

Në Panairin e Shtutgardit, marrin pjesë mbi 700 ekspozues, në më shumë se 20 000 metra katrorë, që kanë sjellë produkte të grurit, mishit, peshkut, frutave, perimeve, bimëve aromatike dhe mjekësore dhe sigurisht ëmbëlsirat. Gjithashtu këtu gjenden mbi 150 etiketa verërash dhe 50 prodhues të dedikuar. Ndërsa gjithçka është e natyrshme.

Krifca falënderoi ministrin Federal të Gjermanisë për Bujqësisë dhe Ushqimin Cem Ozdemir që e bëri pjesë të këtij momenti të rëndësishëm, teksa e cilësoi panairin si shpërblim të përpjekjeve për të rritur cilësinë e ushqimit në Evropë dhe në mbarë botën.

Lexo edhe :  KE publikon raportin e pranverës: Ekonomia shqiptare rritet me 3.6% këtë vit!

Gjatë fjalës së saj ministrja solli në vëmendje vizitën e ministrit gjerman të Bujqësisë Ozdemir, në Tiranë, në nëntor të vitit të kaluar, që siç tha ajo, “ishte një vizitë historike sepse ishte hera e parë që një ministër gjerman i Bujqësisë vizitonte vendin tonë”.

“Ne e shohim Gjermaninë një partner i rëndësishëm i Shqipërisë drejt rrugës ambicioze për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Jam optimiste për partneritetin që kemi me ministrin Ozdemir dhe vlerësoj mbështetjen e tij për Shqipërinë, për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë. Kemi së bashku një plan veprimi me disa hapa konkretë që do të vihen në veprin nën asistencën gjermane. Ne do të kemi një atashe në rajon, i cili do të na ndihmojë të ndërtojmë këtë urë”, deklaroi ministrja Krifca.

Për katër ditë, në Shtutgart, fokusi është te ushqimi rajonal, i qëndrueshëm dhe i punuar me dorë. Gëzimi i gatimit dhe kënaqësia e ndërgjegjshme si dhe vlerësimi i kulturave ushqimore janë shtyllat mbështetëse të panairit.

Vizitorët vijnë ballë për ballë me prodhuesit dhe artizanët e ushqimit që mbeten anonimë në jetën e përditshme të konsumatorit. Ndërkohë që ekspozuesit këtu janë zotëruesit e kritereve të cilësisë së lartë të Slow Food sipas parimit “mirë, pastër, e drejtë”.

Stenda e Shqipërisë në këtë Panair ku prezantohen 11 prodhuese të talentuar ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve të shumtë të cilët po shtojnë interesin për ta pare Shqipërinë në të gjitha dimensionet që ajo afron, gjeografik, të peizazhit e bukurive natyrore, ku padyshim gravitetin e tërheq kulinaria autentike tradicionale shqiptare.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV