PD hap fushatën në Lezhë/ Bardhi fajëson Metën: Solli Ramën në pushtet në vitin 2013

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

PD ka hapur fushatën elektorale në Lezhë duke komentuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ishte në një takim me demokratët në Lezhë, ku tha se nuk e pranojnë që të bëhen gabimet e së shkuarës duke fuqizuar Ilir Metën.

Bardhi u shpreh se kanë hyrë në betejë elektorale të pazakontë për të ruajtur identitetin e PD.

“Në këtë sallë dhe kudo ku është PD, më besoni është pjesa e arsyeshme e PD. Ajo që në 32 vite ka qenë këtu, edhe kur ia kanë përplasur derën në surrat ka qenë po këtu se duan PD. Edhe në këtë betejë elektorale të pazakontë kemi hyrë me një qëllim, të ruajmë dinjitetin e PD. Ka qenë vendim i vështirë, çdo zgjidhje që mund të bënim ishte me pasojë. Secili mendonte që njëra zgjidhje kishte pasojat më të vogla, dikush tjetër mendonte që zgjidhja tjetër kishte pasojat më të vogla. Për Bashkinë e Lezhës u gjykua që do të duhet të bëheni pjesë e zgjidhjes. Një gjë s’ia falim askujt, në 2023 të përsërisim gabimet e të shkuarës për inate të momentit. Të gjithë e mbani mend në 2009 e mbushëm me pushtet Ilir Metën dhe me atë veprim, sollëm në pushtet Edi Ramën në 2013”, tha Bardhi.

“Beteja elektorale e demokrateve në Lezhë do të jetë për Këshillin Bashkiak, por Pjerin Ndreu nuk mund të jetë më kryebashkiak i Lezhës”, tha Gazmend Bardhi, duke dhënë sinjale për mbështetje të kandidatit të opozitës Pashk Gjoni.

“Ne zgjodhëm të luftojmë vetëm për PD. Nëse dikush që përfaqëson opozitën në këto zgjedhje bën thirrje apo mbështet PD, pa diskutim që jemi opozitarë. Duam që Pjerin Ndreu të mos jetë më kryetar i bashkisë së Lezhës. Nuk mund kurrsesi të drejtojë bashkinë e Lezhës dhe të përfaqësojë qytetarët, në politikë reciprociteti të con përpara. Ne s’mund të japim e të mos marrim asgjë”, tha Bardhi.

Lexo edhe :  Çështja e pronësisë/ Berisha premton zgjidhje: Legalizimet do të jenë falas pa asnjë lek

Partia Demokratike nuk ka kandidat në asnjërën prej tre bashkive të Qarkut Lezhë, por do të garojë vetem për Këshillat Bashkiak në zgjedhjet vendore të 14-majit.

 

Të fundit

Laura Pausini tregon se si arriti të zhdukë kilogramët e tepërt në vetëm pak muaj

Ylli italian i muzikës pop, Laura Pausini ka ndarë me ndjekësit e saj se si ka arritur të zhdukë...

Vizita e Vuçiçit në Moskë, reagon BE: Kemi qenë të qartë me shtetet partnere

Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi ta sigurojë për kursin e...

“Kavaja nuk është më peng i askujt”, Spiropali: Është koha për një vend në BE

Elisa Spiropali, drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, zhvilloi sot pasdite takime me banorët e lagjes nr. 5 të qytetit të Kavajës...

Moment i sikletshëm mes Harryt dhe Meghan? Aktorja kritikohet në rrjetet sociale

Në samitin TIME 100 të mbajtur në New York, është kapur një moment paksa i sikletshëm mes Meghan Markle dhe Princit Harry. Çifti mbërriti...

1 në 5 gra në botë, e martuar nën 18 vjeç! Ja si është situata në Shqipëri

1 në 5 gra në botë është martuar nën moshën 18 vjeç. Përsa i përket vendit tonë, statistikat tregojnë se vetëm 1.4 % e...

Lajme të tjera

Web TV