Silvio Berlusconi del nga terapia intensive, i vëllai tregon si është gjendja e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Silvio Berlusconi ka lënë terapinë intensive dhe tashmë është shtruar në një repart të zakonshëm spitalor.

Ky lajm është bërë me dije nga vetë vëllai i Berluscionit, Paoli, i cili në një deklaratë për mediat tha se gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit italian është e mirë.

“Gjithçka është në rregull”, tha ai para gazetarëve.

Ndërkohë miq dhe kolegë të shumtë e kanë vizituar Berlusconin. Gjithashtu edhe presidenti i Mediaset, Fedele Confalonieri mbërriti në spital pak para orës 16:30 ku dhe shkoi të interesohet nga afër për shëndetin e ish-kryeministrit.

Berlusconi u shtrua në spital 12 ditë më parë për shkak se gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, pasi ai prej kohësh vuan nga leucemia. Nata e fundit e liderit të Forza Italia në terapi intensive ishte e qetë dhe ishin mjekët ata që dhanë dritën jeshile për transferimin në një dhomë të zakonshme spitali.

Të fundit

Çfarë duhet të presim nga qeveria “Kurti 3”?

Nga Spartak Ngjela Po ne shqiptarët sot, me dy shtete shqiptare që kanë ardhur në histori pas një lufte të...

Filmi kinez i animuar thyen rekordin, fiton gati 800 milionë dollarë

Filmi kinez i animuar “Nezha 2” u bë filmi me fitimin më të lartë në vend të enjten, me më shumë se 5.8 miliardë...

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?

Autoritetet e shëndetit publik thonë se në Shqipëri ka një qarkullim të virozave respiratore dhe rrufës. Përveç higjenës që ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së...

Rama zbulon projektet nga Shkodra: Kryeqytetin e Veriut duhet ta forcojmë sa më shumë

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar rindërtimin e “Muzeut të Kujtesës” dhe hapësirën përreth xhamisë në Shkodër, të cilat janë dy projekte konkrete të arkitektit...

Pse është me nerva Albin Kurti, edhe pse fitues?

Gjasat janë që kryeministri i Kosovës mbrëmë, nuk ka folur për opozitarët, por për ndërkombëtarët, të cilët duken se po përpiqen të mund të...

Lajme të tjera

Web TV