Çfarë do ndodhë pas zgjedhjeve?/ Bejko tregon tre mundësitë e PD-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko i ftuar në Euronews Albania bëri një parashikim të shkurtër se çfarë do ndodhi pas zgjedhjeve në Shqipëri. Sipas tij Partia Demokratike ka tre mundësi të ndryshme.

Ajo mund të dali e para në rast duke pasur parasysh se shqiptarët,  sipas tij 70% e tyre, janë kundër politikës së vjetër, gjë që i  jep një mundësi të mirë Partisë demokratike. Gjithashtu Bejko “ka parashikuar” edhe se çfarë do ndodh nëse Partia Demorkatike del e dyta apo edhe e treta.

“Shansi është ky mbi 70% e popullsisë shqiptare është kundër politikës së vjetër.  Gati 40% e demokratëve janë kundër Sali Berishës dhe akoma më shumë kundër ilir Metës. ky është shansi jonë për të fituar.

Nëse dalim të dytët, kjo do shtoj besimin brenda radhëve të Partisë Demokratike dhe përkrahësve të saj. do kthehen edhe më shumë të tjerë dhe Partia Demokratike do e ketë më të lehtë të përgatitet për zgjedhjet e 2025. Por nëse nuk bashkohen të gjithë operatorët, do jetë shumë  e vështirë të mundësh këtë kas që është në pushtet edhe pse shumica  e shqiptarëve janë të pakënaqur nga këta.

Nëse ne dalim të tretët, nuk do dorëzohemi, me këto zgjedhje do konsiderojmë që kemi vënë një gurë të madh themeli për të ringritur Partinë Demokratike sepse shqiptarët nuk e donin Partinë  Demokratike se ishte Sali Berisha apo  të tjerë. Kjo do bëjë që të kemi ardhje të reja te partia demokratike duke parë që ka në radhët e saj njerëz me kredibilitet”,-tha Roland Bejko.

Të fundit

“Familja Meta ka fshehur provat”/ Avokati: Nëse provohet, dënimi mund shkon 10-15 vite

Në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara foli çështjen Meta-Kryemadhi që kanë tre akuza të...

Dita sot me vranësira, ulen temperaturat në vend

Ditën e sotme (31 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në veriperëndim e...

Serbia zemëron Rusinë, Zakharova: Duhet të mbani përgjegjësi për fatin e popullit

Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë, po vihen në sprovë të vështirë kohët e fundit. Moska nuk po e përtyp dot, atë qe u pa...

Jam një nga shumë mjekët palestinezë në Izrael, nuk do ta braktisim betimin tonë

Nga Lina Qasem-Hassan Ne kemi premtuar të ofrojmë kujdes të barabartë për të gjithë. Tani po ndëshkohemi për të folur kundër vrasjes së mjekëve dhe...

Ra nga çatia e ndërtesës ku po punonte, ndërron jetë 40-vjeçari

Një punëtor i sektorit të ndërtimtarisë ka vdekur pasi ka rënë nga çatia e ndërtesës ku po punonte. Për këtë rast, mbikëqyrësi dhe investitori i...

Lajme të tjera

Web TV